E Diel, 1 Nëntor 2026

Energjia, Ruli debaton me Finon

• Koncesioni i dhënë për hidrocentralet ka detyruar ministrin e Ekonomisë, Genc Ruli, të raportojë përpara deputetëve të komisionit Hetimor parlamentar.BLEDAR HOTIÇështja e dhënies së koncesionit për firmën austriake EVN ka qenë pjesë e diskutimit në komisionit Hetimor që drejtohet nga opozita. Ministri Ruli është përplasur me deputetët e opozitës për çështjen e blerjes së energjisë në kohën e pikut, kur ajo përdoret më shumë nga konsumatorët, pasi mund të blihet energji nga kjo kompani në këtë periudhë. Kjo gjë ka sjellë debate të ashpra në komision, ndërmjet Rulit dhe socialistit Fino. "Ne nuk mund ta zëvendësojmë energjinë e prodhuar në Drin nga energji bazë me atë të pikut. Në qoftë se vërtet e keni kuptuar se ç'është energjia e bazës dhe e pikut dhe si është regjimi, do të kuptoni se kjo shkon me atë prespektiv", iu drejtua Ruli komisionit. Kjo gjë ka sjellë irritimin e Finos, i cili i është drejtuar: "Zoti ministër, të jesh i bindur se ne e kemi kuptuar mirë se ç'është energjia e pikut apo ajo e bazës". "Pavarësisht se ju mundoheni që me zgjuarsinë tuaj dinake që ju karakterizon që të fyeni deputetët, por problemi është se unë e di shumë mirë se ç'është energjia e pikut, madje s'kam pasur as rastin të ma mësosh ti, se s'më ke dhënë ndonjë orë mësim. Por ju nuk mund të fyeni deputetët që thoni se nuk e keni kuptuar mirë", replikoi Fino. Por ministri Ruli iu kundërpërgjigj se, "në diskutimin e tij nuk ka pasur ndërmend që të fyejë askënd, por kjo çështje nuk po kuptohej nga deputetët". "Hidrocentralet nuk janë si marmelata, që shiten me një çmim të njëjtë në treg. Çmimi i saj lëviz, ndryshon, pasi varet nga lloji i hidrocentralit, nga specifika. Ne nuk jemi të detyruar që blejmë energji nga kjo kompani në kohën e pikut", deklaroi Ruli. Ministri i Ekonomisë vlerësoi në të njëjtën kohë se "firma austriake do të ndërtojë edhe hidrocentralin e Banjës". "Nga ana jonë po kristalizohej një mendim që marrëveshja koncesionare për kaskadën e Devollit të përfshinte dhe hidrocentralin e Banjës. Kjo, pasi Banja në gjendjen që është sot përbën faktikisht një rrezik ambiental dhe se janë kryer punime shumë të dobëta. Që Banja të përfundojë kërkohen të paktën 105 milionë euro. Pra, ishim dakord që skema të zhvillohej jo me projekte individuale, por me kaskadë. Pasi u shqyrtua kërkesa e EVN-së u hap dhe gara që u mbyll vetëm para pak javësh. Në garë u paraqitën kompania EVN dhe 'Landvirkium'", theksoi Ruli për procedurën e ndjekur.Debati Ruli-FinoGenc Ruli: Në qoftë se vërtet e keni kuptuar se ç'është energjia e bazës dhe e pikut dhe si është regjimi do të kuptoni se kjo shkon me atë prespektiv.Bashkim Fino: Të jesh i bindur se ne e kemi kuptuar mirë se ç'është energjia e pikut apo ajo e bazës.Genc Ruli: Jo se e shikoj që keni paqartësi.Bashkim Fino: Pavarësisht se ju mundoheni që me zgjuarsinë tuaj dinake që ju karakterizon që të fyeni deputetët, por problemi është se unë e di shumë mirë se ç'është energjia e pikut, madje s'kam pasur as rastin të ma mësosh ti se s'më ke dhënë ndonjë orë mësim. Por ju nuk mund të fyeni deputetët që thoni se nuk e keni kuptuar mirë. Këtu nuk është fjala për të treguar vlerat intelektuale të njërit apo të tjetrit, duke treguar vlerat e energjisë së pikut. Silluni thjesht se kjo ju nderon. Nëse do të silleni me cinizëm atëherë mos u përgjigjni fare.Genc Ruli: Patetizmi nuk i jep fare vlerë këtij muhabeti.Bashkim Fino : Unë s'kam nevojë të dëgjoj cinizmin tuaj. Kryetari i komisionit duhet të vendosë një etikë në sjelljen tuaj. Ne nuk kemi ardhur këtu të na tregoni ju se s'keni kuptuar çështjen.Genc Ruli: Nuk u përgjigja me cinizëm. Në radhë të parë unë fola për problemin dhe s'kam qëllim që të ofendoj askënd. Ju s'e keni kuptuar, do apo s'do ti.Bashkim Fino: Ta marrin vesh shqiptarët që në lumin tim dhe tëndin, pra se janë pronë e gjithë shqiptarëve do të ndërtojë një kompani një hidrocentral, që nesër energjinë do e shesë trefish apo katërfish më shtrenjtë energjinë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›