E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusia do ta njohë Abkhazinë e Ossetinë

• Rusia ka deklaruar dje se do të ndryshojë qëndrimin e saj mbi statusin e Abkhazias dhe Ossetisë Jugore në rast se Perëndimi njeh pavarësinë e Kosovës.Deklarata erdhi nga ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov. "Deklarata dhe njohja e pavarësisë së Kosovës do të merret patjetër në konsideratë në lidhje me situatën në Abkhazi dhe Ossetinë Jugore", thuhet në deklaratën zyrtare të zyrës së Lavrov. Deri më tani, Rusia nuk i ka njohur me statusin e pavarur këto rajone separatiste. Tashmë ajo po ushtron përsëri presion mbi Perëndimin, duke u përpjekur të imitojë qëndrimin mbi Kosovën për rajonet separatiste gjeorgjiane. "Rusia dëshiron të kontribuojë në zgjidhjen paqësore të konflikteve Gjeorgji-Abkhazi dhe Gjeorgji-Osseti Jugore me zgjidhje me marrëveshje, dhe do të ndërhyjë të pengojë çdo përpjekje ushtarake për të zgjidhur këtë problem. Deklarata u bë pas takimit të djeshëm mes ministrit Lavrov dhe Presidentit të Abkhazisë, Sergei Bagapsh si dhe kreut të Ossetisë Jugore, Eduard Koyota. Në takim tre liderët deklaruan se rajonet e tyre "kanë shfaqur shqetësim mbi pasojat shkatërruese që do të provokonte njohja e pavarësisë së Kosovës", duke shtuar se hapa të tillë shkelin hapur ligjet ndërkombëtare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›