Sherefedin Shehu: Të rishikohet buxheti i shtetit
01/04/2010 Ish-zv/ministri propozon ndryshime në mes të vitit për tju shmangur
Pasojat e krizës ndërkombëtare në ekonominë e vendit i bëjnë të domosdoshme ndërhyrjet në buxhet. Për ish-zëvendësministrin e Financave tani deputet i PD-së, Sherefedin Shehu, ndryshimet makroekonomike që rezultojnë në shifra të ndryshme nga parashikimet imponojnë rishikim të buxhetit dhe kjo duhet të ndodhë në mes të vitit. “Rregullimet fillimisht janë të domosdoshme sepse ka ndryshuar baza e llogaritjes së treguesve të vitit 2010. Njëkohësisht nuk mund të mos konsiderojmë edhe faktorin krizë. Rishikimi i buxhetit tanimë është i paevitueshëm. Përmasat e tij duhet të shkojnë në të paktën 2% të produktit të brendshëm bruto”, tha Shehu. Rënia e treguesve dhe e ritmeve të rritjes sipas zotit Shehu ndonëse pritet të zgjasin nuk kanë efekte negative sa i takon rritjes së pagave e pensioneve. “Përmasat e rritjes së pagave në tërësinë e buxhetit dhe në ekonominë shqiptare janë të tilla saqë nuk krijojnë turbulenca apo shqetësime për standardin makroekonomik. Megjithatë, ajo që është për të konsideruar janë përmasat”, tha Shehu. FMN-ja e ka këshilluar qeverinë që rritja e pagave të mos jetë më shumë se 4 për qind që i bie të jetë thjeshtë indeksim i tyre. Ndërkohë vetë qeveria ka bërë një ngrirje të 330 miliardë lekëve të fondeve buxhetore si masë mbrojtëse ndaj efekteve të krizës. Nga ana tjetër po dje, eksperti i ekonomisë Omer Stringa deklaroi se qeveria duhet të bëjë kujdes në menaxhimin e borxhit publik, pasi treguesit janë të tillë që na vendosin në gjendje alarmi. “Nëse përsëri borxhet do të kemi konceptim ti shtyjmë me borxhe në përgjithësi unë e quaj të frikshme si situatë. Nëse ne nuk e menaxhojmë mirë borxhin sivjet mund të themi se jemi mirë edhe vitin që vjen, por vjen një ditë dhe gjendemi zbuluar në të gjitha drejtimet. Për këtë shembull është Greqia. Unë gjykoj që sivjet duhen parë shpenzimet me shumë seriozitet dhe duhen riparë të ardhurat me shumë seriozitet”, tha Stringa. Sipas tij, autoritetet duhet ti largohen euforisë dhe të marrin masa konkrete.