E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Energjia, dhurata e hidhur e Berishës”

 Deputeti socialist Ilir Beqja akuzoi qeverinë se mashtroi shqiptarët për rritjen e ccmimit të energjisë elektrike. “Dje, në seancën javore të estradës që luhet në godinën e kryeministrisë, Sali Berisha vazhdoi të tallet me shqiptarët. Edhe pse e kishte mundësinë t’u kërkonte falje shqiptarëve pse e kishte mbajtur të fshehur për qëllime të mashtrimit elektoral firmën e hedhur prej muajsh në rritjen e çmimit të energjisë, zgjodhi rrugën e talljes duke thënë se për 300 kilovatët rritja është shumë e ulët”, u shpreh Beqja. Sipas tij, Sali Berisha u tall dje edhe me prodhuesit shqiptar. “Rritja është jo e përfillshme për industritë”. Por prodhuesit e industrisë shqiptare e kanë parë vendimin e ERE-e që e rrit çmimin e energjisë me 15 – 20 %”, u shpreh Beqja.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›