E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Gati të negocioj me Ramën”

 Kreu i LDK-së, Nikollë Lesi u shpreh i gatshëm dje të negociojë me kreun e PS-së, Edi Rama nëse kjo do ti kërkohet. “Përveçse zv.ministër jam edhe kryetar i një partie politike në koalicion me PD, ndaj nëse ma kërkojnë e bëj pa frikë këtë negocim. Por duhet të japin sinjal nëse duan ndërmjetës. Kot së koti nuk futem në mënyrë që të shtypem mes palëve”. Duke folur për disa ndryshime në strategjinë për turizmin, zv.ministri i kulturës, theksoi se “duke ditur se strategjia mbetet kombëtare dhe i shërben gjithë shoqërisë kam detyrimin ligjor e politik që ti drejtohem edhe PS-së që të jap edhe ajo ndihmën e saj. PS ka shumë specialistë e profesionistë në këtë fushe, ndaj, nëse ata hezitojnë të më sjellin apo të vijnë në ministri jam unë i gatshëm të shkoj që nesër në zyrat e PS apo edhe tek lideri i tyre Edi Rama”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›