Tirana Bank tani me 47 degë
“Tirana Bank” është e lumtur të njoftojë hapjen e dy degëve të reja duke e rritur në 47 numrin total të degëve në Shqipëri. Këto dy degë të reja janë në Tiranë, brenda Qendrave Tregtare Citypark dhe Megatek, dy projekte të reja ambicioze për qytetin e Tiranës për realizimin e të cilave “Tirana Bank” ka mbështetur financimin. Me hapjen e dy degëve të reja, “Tirana Bank” tregon edhe një herë angazhimin e saj për të zgjeruar më tej rrjetin e degëve në mënyrë që të përmbushë kërkesat në zhvillim të klientëve të saj dhe t’ju ofrojë atyre çdo produkt bankar për të cilin kanë nevojë. Këto degë të reja do të ofrojnë për klientët, biznese dhe individë, të gjitha produktet bankare dhe shërbime si: Depozita, Kurs Këmbimi, Visa Credit Card, Pagesa Ndërkombëtare, Kredi, 24 orë ATM,.