E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pagat e shpërblimet, Bode garanton administratën

 nertila mahoMinistri i Financave Ridvan Bode ka garantuar dje të gjithë buxhetorët dhe pensionistët se, të gjitha pagesat për pagat e pensionet do të shpërndahen sipas ligjit dhe nuk do të ketë asnjë shtyrje pagese për në muajin janar. “Ministria e Financave do të paguajë brenda muajit dhjetor edhe të gjitha shpërblimet prej 1 miliard lekë, sipas vendimit të Qeverisë, për punonjësit e administratës publike në masën 10 mijë dhe 15 mijë lekë”, thuhet në deklaratën e ministrit. çështja e ekzistencës së vështirësisë financiare të ministrisë, aq shumë e lakuar këto ditë është mohuar nga kjo e fundit, duke theksuar se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. “Ministria e Financave sqaron se lajmet e shpërndara për pamundësi financiare të pagimit të pensioneve, pagave dhe shpërblimeve të fundvitit, janë të rreme dhe dashakeqe. Gjendja financiare e llogarisë të Thesarit mundëson respektimin dhe zbatimin e plotë të buxhetit të shtetit miratuar në Parlament”, thuhet në deklaratën e ministrisë. Duke u përqendruar në një sërë pikash Ministria e Financave ka theksuar se brenda muajit dhjetor do të kryejë pagesat për shumën 1.4 miliard lekë, sipas vendimit përkatës për shpërblimin e të gjitha kategorive të pensionistëve në shumën 2500 lekë për pension, përfshirë pensionet e pleqërisë, familjare, të invaliditetit, ish-minatorët, ish-punonjësit e industrisë ushtarake dhe të gjithë kategoritë e tjera me trajtim pensioni të parakohshëm dhe trajtim të veçante financiar. “Brenda muajit dhjetor do të përfundojnë edhe të gjitha pagesat e prapambetura prej 400 milionë lekë për personat me aftësi të kufizuara dhe ata që përfitojnë ndihmë ekonomike”, thuhet në deklaratë. Reagimi i djeshëm i Ministrisë së Financave vjen menjëherë pas zërave se buxhetorët, pensionistët dhe disa kategori të tjera nuk do arrinin të tërhiqnin pagesat e tyre, si rezultat i pamundësive financiare të organit përkatës. Eurostat publikon të ardhurat e GDP-së për frymë: Shqipëria, fuqia blerëse 26% e mesatares evropianeShqipëria renditet e fundit nga vendet kandidate të Bashkimit Evropian, përsa i përket Prodhimit të Brendshëm Bruto për frymë në përqindje, duke iu referuar mesatares evropiane. Fuqia blerëse për vendin tonë llogaritet me rreth 26% të mesatares evropiane, duke e renditur Shqipërinë në një rang me Bosnjë-Hercegovinën, fuqia blerëse e të cilës është 30% e mesatares evropiane. Nga vendet kandidate Kroacia ishte ajo me fuqi blerëse më të lartë, ndërsa Shqipëria ajo me fuqi blerëse më të ulët. Në statistikat e publikuara nga Eurostat shumë prej vendeve e tejkalonin me dyfish mesataren evropiane të së ardhurave për frymë sipas GDP-së së vendeve. Vendet e tjera të rajonit si Serbia, Mali i Zi, apo Bullgaria paraqesin një shifër mes 36%-43% kurse Turqia një 46% të mesatares evropiane. Në statistikat e publikuara vendet e Ballkanit Perëndimor, të grupuara më vete, paraqesin një situatë që nuk i kalon 50% të mesatares evropiane, me përjashtim të Kroacisë. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›