E Shtunë, 31 Tetor 2026

Energjia, kontrata e re CEZ-konsumatorë, në fuqi nga 1 janari

Kontrata e re e energjisë është botuar dje në fletoren zyrtare dhe do të jetë e vlefshme nga fillimi i vitit që vjen. Kontrata e re do t’i akordojë gjithë të drejtat e nevojshme konsumatorit, që nuk i ka pasur me kontratën aktuale. Rregullorja e re për cilësinë e shërbimit, e konsultuar me specialistët dhe grupet e interesit dhe e miratuar nga ERE, do të detyrojë CEZ Shpërndarjen të furnizojë konsumatorin shqiptar 24 orë pa ndërprerje me energji elektrike dhe të zhdëmtojë incidentet e luhatjeve të tensionit. Për remontet e planifikuara, CEZ ka për detyrë të njoftojë kohën e përcaktuar të ndërprerjes, në mënyrë që konsumatori të marrë masa. Për defekte dhe avari do të përcaktohen limite. Nga ana tjetër, është përfshirë edhe zhdëmtimi. Ndërsa për cilësinë e furnizimit janë vendosur rregulla të reja për nivelin e tensionit dhe tregues të tjerë të cilësisë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›