E Shtunë, 31 Tetor 2026

Udhëzimi, Bode orienton referencat e makinave dhe ushqimeve

Doganat do të kenë orientime më të qarta për çmimet e referencave ndaj makinave, vajit, orizit, sheqerit, bananeve dhe metaleve. Me një udhëzim të posaçëm, Ministria e Financave orienton degët e doganave që tarifa doganore për orizin, vajin dhe sheqerin do t’u referohet çmimeve në bursën “Reuters”. Gjithashtu, si referencë në “Reuters” do të merren edhe çmimet e bananeve. Ndërsa ministria e Financave sqaron se për pagesën e TVSH-së në dogana, për veturat do të merret si vlerë çmimi i publikuar vetëm në buletinin “Quattroroutte” dhe për automjetet e tjera, çmimet në buletinin “Tuttotransporti”. Në udhëzimin e mëparshëm merrejnë konsideratë edhe buletini “ZACKE”. Sipas praktikës aktuale të zhdoganimit për artikujt grurë dhe misër, sektori i vlerës harton shkresën dhe, pas firmosjes nga titullarët e institucionit, e dërgon me faks në qendrën e ndërlidhjes së DPD-së dhe kjo e fundit e dërgon me faks në degët doganore, afati i publikimit është çdo muaj. Nëse brenda kësaj periudhe ndryshimet janë ±10% e çmimit të publikuar, atëherë bëhet publikimi i ri i tij, si më sipër. Ndërsa për artikujt oriz, sheqer, vaj ushqimor, miell dhe produktet e çelikut si hekur ndërtimi, llamarinë e zezë, profile çeliku, tel, prokate, skrape, llamarinë inoksi etj., afati i publikimit është çdo muaj. Nëse brenda kësaj periudhe ndryshimet janë±10% e çmimit të publikuar, atëherë bëhet publikimi i ri i tij. Ndërsa sipas udhëzimit që është botuar dje në fletoren zyrtare, do të merret si referencë bursa ‘Reuters’.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›