Energjia, një nga sektorët më tërheqës për investitorët
19/03/2009 Dje takimi
Ministri i Ekonomisë u bëri thirrje investitorëve gjermanë të vazhdojnë të investojnë në sektorin e energjisë, si një ndër sektorët më atraktivë të vendit. Gjatë një takimi të organizuar nga METE me drejtues të bankës gjerman KFW u diskutuan pikërisht këto projekte. Banka KFW ka financuar projekte të rëndësishme në fushën e energjetikës, si linja Elbasan-Podgoricë, Shqipëri-Mali i Zi. “Shqipëria ka një potencial të madh hidro energjie, nga i cili deri më sot është shfrytëzuar 30- 35 për qind e tij”,- tha ministri Ruli. Sipas tij, dy vjet më parë u rishikua tërësisht kuadri rregullator në fushën e koncesioneve. “Ja ku jemi së bashku, përfaqësues të institucioneve shtetërore, investitore, dhe përfaqësues të institucioneve bankare për të parë nga afër mundësitë e investimeve private në sektorin hidroenergjetik, arritjet e deritanishme në këtë sektor, problematikat dhe vështirësitë, si dhe ecurinë e zbatimit të kontratave koncesionare”, - nënvizoi ai. Zhvillimi i burimeve energjetike në vendin tonë përbëjnë një nga prioritetet e Qeverisë dhe një domosdoshmëri për zhvillimin e ekonomisë. Ambasadori gjerman në Shqipëri, Bern Bohard, vlerësoi bashkëpunimin shumë të mirë mes Shqipërisë dhe Gjermanisë. Shteti gjerman ka dhënë gjatë 20 viteve të fundit për vendin tonë 800 milionë euro financime nga të cilat 160 për sektorin e energjisë. Rreth 45 hidrocentrale të vegjël lokalë kanë hyrë në procesin e vlerësimit për t’u dhënë me koncesion. Vlerësimet për çdo koncesion që do të jepet për këtë grup HEC-esh, po ndiqen me kujdes nga dy grupe të vlerësimit të ofertave në ministri dhe në Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore.