PLL aktivizon strukturat në Shkodër
19/03/2009 Zgjedhjet e përgjithshme
Në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e 28 qershorit 2009, kryetari i Partisë Lëvizja e Legalitetit Ekrem Spahia dhe sekretari politik Sulejman Gjana zhvilluan një takim pune me komitetin drejtues të degës së kësaj partie në Shkodër. Takimi u përqendrua kryesisht në organizimin e punës së degës së PLL-së Shkodër dhe në strategjinë që duhet ndjekur në këtë qark për mobilizimin dhe angazhimin e të gjithë faktorit nacionalist në fushatën zgjedhore. “Duke u nisur nga tradita nacionaliste, patriotike dhe demokrate e rrethit, ku rezultatet pozitive të së djathtës kanë qenë shembullore në vazhdimësi gjatë gjithë këtyre viteve të demokracisë, PLL-ja në kuadër të koalicionit me PD-në ka synime ambicioze në Shkodër për t’u përfaqësuar denjësisht në parlamentin e ardhshëm”, - tha Spahia. Komiteti drejtues i degës së PLL-së Shkodër vendosi që degën ta drejtojnë Nikolin Destanishta dhe Muharrem Shkreli si bashkëkryetarë të kësaj dege. Të dielën PLL-ja do të zhvillojë një tjetër mbledhje me strukturat drejtuese të degëve Shkodër, Malësi e Madhe dhe Pukë.