E Shtunë, 31 Tetor 2026

Energjia, prodhimi 100 % në vend

KESH-i ka zbatuar me rigorozitet direktivën e qeverisë për sigurimin e sasive maksimale të mundshme të energjisë, duke e konsideruar furnizimin pa ndërprerje me energji elektrike, si domosdoshmëri absolute, dhe duke u shkëputur kështu përfundimisht nga praktikat e kufizimit të energjisë. Aktualisht gjenerimit nga KESH–i mbështet në 100 për qind energji të prodhuar nga burimet hidro, ndaj, në mënyrë që të rrisim shkallën e sigurisë së furnizimit me energji elektrike, është i domosdoshëm një prodhim i kombinuar hidro-termo dhe në këtë kuptim merr rëndësi vendosja në punët e TEC-it të Vlorës, për të garantuar të gjithë sasinë e nevojshme të energjisë për qytetarët, pavarësisht nga situatat hidrike që mund të kalojmë, njoftojnë burimet në KESH. Siguria e furnizimit është garantuar dhe do të garantohet edhe nga finalizimi i suksesshëm i projekteve të rehabilitimit të hidrocentraleve në kaskadën e lumit Drin dhe kaskadën e lumit Mat, duke vijuar me rehabilitimin e hidrocentralit të Komanit, dhe që do të vazhdojë me implementimin e projektit madhor të sigurisë së digave në të gjitha hidrocentralet e kaskadës së lumit Drin dhe kaskadës së lumit Mat.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›