E Shtunë, 31 Tetor 2026

Engel: Konstesti për emrin do kompromis

Kongresmeni amerikan, Eliot Engel deklaroi se kontesti mes Maqedonisë dhe Greqia duhet të zgjidhet me kompromis.

“Kontestet si ky në mes Maqedonisë dhe Greqisë duhet të zgjidhen me kompromis, që të mundemi të vazhdojnë më tutje me gjëra më të rëndësishme. Nuk më gëzon vetoja që Greqia e vendosi për anëtarësimin e Maqedonisë në Aleancën e NATO-s në Samitin e Bukureshtit.Maqedonia është vend të cilit kisha dashur t’i ndihmojë. Edhe Greqia është aleate e rëndësishme e SHBA-ve”, tha Engel në një intervistë për Zërin e Amerikës.

Kongresmeni demokrat në Nju Jork, Engel theksoi se, shpreson që Greqia dhe Maqedonia do të kenë aftësi për t’i zgjidhur problemet. (INA)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›