Kriza, senati pro planit të shpëtimit për ekonominë
Senati amerikan ka miratuar një version të rishikuar të paketës shumëmiliardëshe të qeverisë për të shpëtuar sektorin financiar amerikan. Ajo u kalua me 74 vota pro dhe 25 kundër.
Shtëpia e Bardhë e ka përshkruar paketën si jetësore për të shmangur një krizë të rëndë ekonomike.
Si demokratët ashtu edhe republikanët në këtë dhomë shprehën besimin se paketa e rishikuar do të pranohet kur të hidhet në votë ditën e premte.
Pas votës së Senatit, udhëheqësi i maxhorancës, Harry Reid tha se besonte se nuk kishte asnjë alternativë.
"Populli amerikan ka të drejtën të jetë i zemëruar për krizën ekonomike, me të cilën përballet dhe ne e ndajmë këtë me ta."
"Mosveprimi nuk është opsion, prandaj edhe ne kemi punuar me shpejtësi dhe në mënyrë bipartizane, për të ndaluar që kjo situatë të përkeqësohet më tepër," tha zoti Reid.
Senatori shtoi se priste që Dhoma e Përfaqësuesve të ndjekë këtë shembull. Dhoma e Përfaqësuesve do të duhet ta miratojë planin, përpara se ai të kthehet në ligj.
Përmes një deklarate, presidenti Bush tha se populli amerikan priste dhe ekonomia amerikane kërkonte që Kongresi ta miratonte ligjin këtë javë. (BBC)