E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sotiri vjen në Tiranë

Fotografitë e “Sotirit” vijnë sot në Galerinë Kombëtare të Arteve. Edicioni i parë i konkursit ndërkombëtar për fotografë të rinj, i zhvilluar në Korçë gjatë muajit maj, vjen edhe në Tiranë. Janë 60 fotografi të 19 autorëve të rinj nga Austria, Belgjika, Greqia, Hollanda, Singapori, Maqedonia, Bosnje-Hercegovina, Finlanda, Kosova, Gjeorgjia dhe Shqipëria, të cilat paraqesin për publikun perceptimet e artistëve mbi konceptin “Save this/Ruaje këtë”. Koncepti fton për një marrëveshje mes fakteve dhe historisë, për të sjellë perceptime të artistëve mbi atë që ndodh në qendër dhe periferi të vëmendjes njerëzore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›