Ndihma humanitare në Rripin e Gazës
Gaza -Të tjera ndihma humanitare kanë mbërritur sot në Rripin e Gazës, pas pesë ditësh ofensive ajrore izraelite kundër Hamasit, bëri të ditur një zëdhënës ushtarak izraelit."Një autokolonë me 106 kamionë që transportonin ndihmë humanitare të dhënë nga vende të ndryshme, nga organizata ndërkombëtare si dhe nga shoqëri dhe biznesmenë filloi të përshkojë terminalin rrugor Kerem Shalom", i deklaroi AFP-së Peter Lerner, zëdhënës i Koordinatorit të veprimtarive izraelite në territoret palestineze. Ai bëri të ditur se ky terminal rrugor ishte hapur në ditën e katërt dhe se kalimet e tjera mes Izraelit dhe Rripit të Gazës janë ende të mbyllura.
Rreth 380 palestinezë, shumica anëtarë të Hamasit, janë vrarë dhe rreth 1 900 të tjerë janë plagosur në sulmet izraelite që nga dita e shtunë në Rripin e Gazës, njoftojnë shërbimet e urgjencës së Gazës.