Protesta në Londër kundër vrasjes së qindrave palestinezëve
Londër -Manifestime pro Palestinës, janë zhvilluar edhe në Britaninë e Madhe. Qindra persona, pjesë e 21 grupimeve të ndryshme kanë protestuar në rrugët e Londrës, duke kërkuar angazhimin e qeverisë britanike për zgjidhjen e çështjes në Lindjen e Mesme, ku Izraeli ka vrarë më shumë se 300 persona dhe qindra të tjerë kanë mbetur të plagosur në sulme të përgjakshme dhe të pa mëshirshme kundër Rripit të Gazas të banuar nga palestinez. "Zemërimi i madh i shprehur në rrugët e Britanisë së Madhe po vonon të pasqyrohet në veprimet e qeverisë sonë dhe kjo është e papranueshme", revoltohen në një letër të hapur të publikuar në faqen e fundit të të përditshmes "The Guardian". Qindra persona u mblodhën edhe dje në ditën e tretë të protestave dhe një manifestim kombëtar është parashikuar për ditën e shtunë në qendër të Londrës.
"Ndërkohë që Gaza qan për të vdekurit, heshtja e kryeministrit dhe e qeverisë sonë është burim i një pavendosmërie të madhe", shtojnë ata.
"Ka ardhur koha që të tregoni se mund të mbeteni në histori dhe ne ju kërkojmë me ngulm të bëni hapin e parë", vazhdojnë në letrën e tyre kryesisht Koalicioni pacifist Stop the War, Këshilli i myslimanëve të Britanisë së Madhe, Komisioni islamik i të drejtave të njeriut, Fushata Solidaritet me palestinezët dhe parita e vogël e majtë Respekt.
Duke kujtuar se Brown kishte shkuar menjëherë dhe "me të drejtë" në Nju Delhi dhe në Islamabad pas atentateve të Bombeit në fund të nëntorit "me qëllim që të qetësonte palët dhe të shmangte përshkallëzimin e dhunës dhe një gjakderdhje tjetër", ata e pyesin kryeministrin nëse parashikon të shkojë në Tel Aviv për të protestuar kundër Izraelit dhe në Gaza për "të ngushëlluar personat që kanë humbur të afërmit e tyre dhe fëmijët jetimë".
"Nuk presim asgjë tjetër nga qeveria jonë veçse dënimin pa mëdyshje të veprimeve izraelite, siç dënon akte të ngjashme dhune të kryera nga shtete të ndryshme në botë", shtojnë ata. Londra ka shprehur hidhërimin për dhunën në Gaza dhe ka bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm si nga ana e Izraelit dhe nga lëvizja Hamas.