Enigmë vrasja e 6-vjeçarit lihen të lirë të shoqëruarit
17/06/2005 SARANDE - Lihen të lirë 6 të shoqëruarit, pas vrasjes së fëmijës 6-vjeçar nga fshati Çukë i Sarandës. Të dyshuarit që ishin shoqëruar nuk bindën organet policore se mund të ishin autorë të krimit të tri ditëve më parë. Edhe gjatë ditës së djeshme kanë vazhduar hetimet e organeve policore, por ende pa gjetur asnjë gjurmë të lindjes së krimit të vogëlushit 6-vjeçar. Dy prej të pyeturve nga policia e Sarandës kanë qenë nga komuniteti rom, të cilët kanë folur për njohjet dhe punën me djalin e varur Besnik Shaqiri, pasi njihen si shitës kanaçesh për të mbajtur familjen.
Në këtë fshat jetojnë 300 familje me origjinë çame, 300 familje me minoritarë dhe pjesa tjetër janë romë dhe maqedonas. Komuniteti rom, sipas informacioneve jozyrtare është më i pambrojturi nga krimi.