Për një thikë, e plagosi me thikë

17/06/2005 Gjykata, 4 vjet burg, për autorin
FIER – Jo gjithmonë kur “bën mirë gjen mirë”. Ndodh që edhe mund të marrësh ndonjë goditje me thikë nga një “i zemëruar”, pse viktima kishte guxuar t’i tregonte babait të autorit, për thikën me të ciën ai lëvizte në brez. Pas kësaj, gjykata ka dënuar dje në mungesë me 4 vjet burg, autorin e plagosjes së bashkëfshatarit.
Kështu i ka ndodhur Manol Begës, i cili në Levan të Fierit, ku edhe banonin, kishte parë bashkëfshatarin e tij, Artur Liçaj, me një thikë në dorë, dhe duke patur njohje me babanë e “të armatosurit” me armë të ftohtë, i ka treguar këtij të fundit, lidhur me çfarë kishte parë. Ky “spiunim” Manol Begës, i ka kushtur një goditje me thikë në trup, duke i rrezikuar jetën seriozisht, ndërsa autorit, Artur Liçaj, me 4 vjet burg, pas një gjykimi, i cili përfundoi dje në Gjykatën e Shkallës së Parë të Fierit.
Ngjarja
Sikurse është treguar ngjarja nga akuza, e cila në këtë gjykim përfaqësohej nga prokurori Kudret Kadija, ashtu edhe nga shqyrtimi gjyqësor me kryesuese seance gjyqtaren Nafije Curri, mësohet se ngjarja ka nisur fillimisht më datën 10 mars 2005. Në këtë ditë, i dëmtuari Manol Bega kishte parë të pandehurin Artur Licaj që mbante në dorë një thikë. Për këtë, ai i tha babait të të pandehurit për një gjë të tillë.
Dy dite më pas dhe pikërisht më 12 mars 2005, rreth orës 10.00, i dëmtuari Manol Bega ishte futur në një lokal në Levan, për të pirë një kafe. Në një tavolinë tjetër ndodhej edhe i pandehuri Artur Liçaj. Në këtë moment, Liçaj ishte ngritur nga tavolina dhe pasi i ishte afruar të dëmtuarit, e kishte sharë atë. Pas reagimit të Begës, Liçaj kishte nxjerrë nga brezi një thikë dhe e kishte goditur një herë në pjesën e barkut, dhe pas kësaj ishte larguar me vrap në drejtim të paditur.
Gjykata
Pas krimit, ende autori nuk është kapur nga policia, e cila e ka shpallur person në kërkim.
Ndërsa i dëmtuari Manol Bega, mbas plagosjes, u drejtua për në shtëpi i mbytur në gjak, por në afërsi të saj kishte rënë në tokë dhe me ndihmën e familjarëve dhe të dy bashkëfshatarëve ishte dërguar në spitalin e Fierit, ku i ishte nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale.
Gjatë procesit gjyqësor, nëpërmjet avokatit, i pandehuri ka pranuar autorësinë e plagosjes së bashkëfshatarit.
Pas ballafaqimit të palëve, përfundimisht gjyqtarja Nafije Curri e ka deklaruar fajtor të pandehurin Artur Liçaj për akuzën e “plagosjes së rëndë me dashje”, parashikuar nga neni 81/1 i Kodit Penal dhe e ka dënuar me 4 vjet burg, të cilën do ta kryejë në një burg të sigurisë të zakonshme.