E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarri djeg dy dynym pyll me pisha

17/06/2005  FIER - Një pjesë e pyllit me pisha pranë plazhit të Semanit është djegur dje nga një vatër zjarri, e cila fatmirësisht

nuk ka marrë përmasa të mëdha. Rreth dy dynym ka qenë sipërfaqja e përfshirë nga flakët e zjarrit, të cilat janë favorizuar për shkak të stinës së thatë dhe të nxehtë të verës. Shefi i MNZ, Vasil Bregu, pranë Prefekturës Fier, pohon se zjarri është vënë re nga punonjësit e ndërmarrjes pyjore dhe më pas kanë lajmëruar zjarrfikësit e Fierit. Punonjësit e MNZ kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit brenda dy orësh, duke mos lejuar që ky zjarr të marrë përmasa të mëdha. Zjarri mendohet të jetë shkaktuar nga pakujdesia e pushuesve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›