E Diel, 1 Nëntor 2026

Kupola filosllave e Ramës, Ruçit&co mërziten pse nuk u ftuan nga rusët në mbledhjen e Pragës

Prania e presidentit rus Dimitri Medvedev, si përfaqësues i botës lindore dhe ish-komuniste që synon të paraqitet si liderë në skakierën ndërkombëtare ka pezmatuar shumë Edi Ramën, Gramoz Ruçin dhe kupolën socialiste të pinjollëve të brezit të dytë të nomenklaturës komuniste. Prania e një entourage-i që ngrysen e gdhihen me yllin e kuq të Stalinit pranë presidentit rus i ka irrituar bolshevikët e Partisë Socialiste. Të informuar se në Pragë, gjatë nënshkrimit të marrëveshjes mes SHBA dhe Rusisë për pakësimin e armëve bërthamore, të dyja palët kishin të ftuarit e tyre, si dëshmitarë dhe mbështetës në këtë ngjarje të madhe të politikës ndërkombëtare, Rama, Ruçi dhe kupola socialiste identifikuan menjëherë rusët e Medvedevit si besëprerë, që s’i kanë marrë parasysh vitet e gjata të sakrificave në favor të kauzës internacionaliste filosllave. Fort spikati për dëshpërimin e vet Pandeli Majko, i cili gjithë kohës kishte pasur detyrën të luante rolin e politikanit nacionalist, por e kishte ndjerë veten shumë afër kauzës, për shkak të mbiemrit që ia kujtonte përditë se kujt i përkiste e përse ishte në politikë. Por Pandeliu nuk ishte i vetmi i mërzitur... Emrat e mbiemrat e blatuar nga miqësia e rekrutimi sovjetik ishin mbrojtur me thonj e me dhëmbë gjatë viteve të vështira të fillimviteve ’90 dhe s’ishin ndërruar. Tani qe rasti që ky kontribut t’u njihej, por presidenti rus dhe njerëzit e tij duket se s’e kishin pasur shumë vëmendjen. Ata s’e kishin pasur vëmendjen as për ndryshimet e fundit statusore në PS, të cilat kishin ndjekur kurbën e Partisë Bolshevike Ruse. Në Pragë, rusët nuk morën parasysh as edhe aktivitetin shumëvjeçar të Edi Ramës dhe të të tjerëve kundër NATO-s dhe demaskimit të “fytyrës jonjerëzore” të qytetërimit perëndimor. As shpikja e Edvinit se shqiptarët s’e donin Amerikën, pasi presidentit Bush i kishte humbur ora në Fushë-Krujë s’kishte tërhequr vëmendjen e burokratëve të Rusisë. Bile as operacioni i dëshpëruar për të ndaluar shqiptarët të lëvizin pa viza në vendet e zonës “Schengen” s’kishte bërë fajde.
Dje në zonën socialiste shqiptare të molotovëve, moikomëve, malenkovëve, majkove e të tjera sllavizmave nuk qe një ditë e bukur. Rusia kishte nënshkruar në mënyrë unilaterale marrëveshjen me SHBA për pakësimin e armëve bërthamore dhe ata nuk ishin pyetur... Nën këtë atmosferë të zezë, asnjë përgjigje s’kishte dalë si duhet, për pyetjen që u rrinte mbi kokë si shpata e Damokleut: “Po tani, si t’ia bëjmë me mbiemrat sllavë dhe aksionet kundër NATO-s e kundër vizave?”.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›