E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama digjet nga malli për dhunë dhe bojkot

09-01-2012 / Gazeta 55

Tashmë s’ka asnjë shpresë se Edi Rama do të sillet si politikan karriere edhe gjatë 2012-s. Ai s’po di të notojë si politikan në ujërat e politikës e as të menazhojë si lider anëtarësinë socialiste. Përjashtimi i disidentëve, për shkak se ata po i japin botës një model modern opozite, po e shtyn atë gjithnjë e më tepër drejt agjendës së dhunës, si e vetmja mundësi për t’iu imponuar politikës. Dhe po kuptohet se në kalendarin e 2012-s, Edvini ka vënë në plan të parë nekropolitikën e 21 janarit

Data 21 janar po troket. Më herët dhe më shumë ding-dongu i mezi-pritur i kësaj date po ndjehet në segmentin virtual ku lëviz Edi Rama, segment i cili nuk i kapërcen kufijtë nga “blogu” i tij në internet, deri në “profilin” e tij në “Tëitter”.
“Kaq di, kaq bën”...
Të bëjë si “llapaqen” në internet.
Biles..., biles..., edhe këtë e bën off-line..., i sigurt se “modeli i ri” i dokrrave në internet, do rrokë interesin e mediave të tij, të cilat nuk kursehen ti amplifikojnë këto dokrra si “lajme” on-line.
Përpos këtij “modeli të ri” me të cilin po kontribuon për degdisjen e mediave audio-vizive por edhe të shkruara, në konkurrente të rrjeteve sociale në internet, Edi Rama po demonstron tjetër, jo aq frikën e përballjes reale e publike “me zë e me figurë”, por edhe paaftësinë për atë që ai nuk di të notojë si politikan, që nuk di të menaxhojë opozitën, si lider i mbetur në tentativë i opozitës.
Këtë nuk e ka demonstruar thjesht dhe vetëm me përjashtimin më të fundit të disidentëve, për shkak se këta socialistë i dhanë botës një model opozite, i cili atij nuk i intereson...
Këtë po e demonstron me paralajmërimin dhe pritshmërinë e tij të tipit të hienës që rend pas kërmave..., pikërisht në vigjiljen e 21 janarit.
Për aq sa “kaq di, kaq bën”..., Edi Rama, agjendën e dhunës e sheh të vetmen mundësi për të prodhuar politikë. Dhe nekropolitika mbetet përzgjedhja e tij e vetme në vigjiljen e 21 janarit.
Në këtë investim të tij të vetëm disavjeçarë (saktësisht që prej kohës së marrjes së drejtimit të PS-së), të ngatërresës së të bërit politikë duke “e lidhur fatin” e tij me nekropolitikën, Edi Rama, njëherazi edhe në këtë djegie nga malli që po vazhdon të përjetojë për dhunë dhe bojkot, nuk e fsheh padurimin. Këtë padurim nuk e fsheh, jo pse po afron 21 janari, datë nëpërmjet së cilës ai po tenton të rikarikojë mbështetësit e tij, brenda dhe jashtë radhëve të PS-së, me idenë “se do të bëjë namin”, (sepse asgjë nuk ka më takat të bëjë). Këtë padurim ai nuk e fsheh edhe për “dhuratën” që do ti bëjë vetes, “dhuratë” e cila lidhet me faktin se edhe për disa kohë do të ketë në dorë një “argument”, për të prodhuar opozitë, në emër dhe për llogari të nekropolitikës, të cilën ai “e ka shumë për zemër”.
Por, për aq kohë sa “nuk durohet më në pritje, se çdo gjë është përsëritje”, Edi Rama në kushtet e mungesës së aftësisë së të prodhuarit opozitë reale, po përsërit veten.
Biles..., biles..., këtë po e bënë në mënyrën më të keqe të mundshme...
... Sepse..., sepse..., ai mund të vazhdojë të masturbohet deri në 21 janar, ndoshta edhe pas kësaj date, por mbetet për tu parë në se në këtë apo ndonjë tjetër 21 janar të mundshëm, ereksioni i mundshëm i Edi Ramës do të jetë “argument”, që të mbajë ndezur flakën e tij të dhunës dhe bojkotit të institucioneve kushtetuese..., në emër dhe për qëllimin e vetëm, të mbajtjes peng të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
 
 

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›