Enkelejdi Hajro: Projektligji rrit efiçencën e administratës gjyqësore
Sipas burimeve zyrtare, Ministria e Drejtësisë është treguar më se transparente në hartimin e këtij projektligji, i cili u është dërguar për mendim edhe kryetarëve të të gjitha gjykatave dhe ky fakt rrëzon pretendimin se Ministria nuk ka marrë mendimin e gjyqtarëve. Projektligji parashikon për herë të parë statusin e punonjësit e administratës gjyqësore, duke e barazuar atë me nëpunësin civil.
Një ditë pas deklaratave në media të kryetares së Shoqatës Kombëtare të Gjyqtarëve mbi cenimin e pavarësisë së pushtetit gjyqësor me miratimin e projektligjit për administratën gjyqësore, reagon Ministria e Drejtësisë përmes drejtores së përgjithshme për Çështjet e Drejtësisë, Enkelejdi Hajro. Kryetarja e Shoqatës së Gjyqtarëve deklaroi se “projektligji për administratën gjyqësore cenon pavarësinë e pushtetit gjyqësor dhe se me të qeveria arrin të vendosë në varësi të plotë sistemin gjyqësor”, ndërkohë që Ministria e Drejtësisë sqaron se ky projektligj jo vetëm që nuk cenon pavarësinë e sistemit, por e forcon atë, rrit përgjegjësinë dhe efiçencën e administratës gjyqësore si pjesë e pandarë e punës së pushtetit gjyqësor. Sipas drejtores Hajro, Ministria e Drejtësisë është treguar më se transparente në hartimin e këtij projektligji, i cili u është dërguar për mendim edhe kryetarëve të të gjitha gjykatave dhe ky fakt rrëzon pretendimin se Ministria nuk ka marrë mendimin e gjyqtarëve.
Projektligji dhe ndryshimet
Një reagim nga Ministria e Drejtësisë ka pasur edhe lidhur me rolin e kancelarit, detyrat lënë sekretareve nga ministri dhe të tjera ndryshime në projektligj. Lidhur me deklarimet se “me këtë ligj kancelari i gjykatës shndërrohet në vasal të ministrit”, deklarime që i adresohen nenit 37 pika 2 të ligjit nr. 9877, datë 18.02.2008 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor” në të cilën është parashikuar se kancelari emërohet dhe shkarkohet nga ministri i Drejtësisë, përfaqësuesja e Drejtorisë së Përgjithshme të Çështjeve të Drejtësisë sqaroi se “ky ligj në kuadrin e reformës në drejtësi është miratuar që në muajin shkurt me konsensus dhe çështja mbi emërimin/shkarkimin e kancelarit nuk ka pasur ide të tjera alternative apo të kundërta me variantin e miratuar”. Sipas saj, nuk mund të thuhet se ky projektligj “po krijon ushtrinë e spiunëve të ministrit” sepse projektligji ka si qëllim rritjen e profesionalizmit të sekretareve gjyqësore, përmirësimin e shërbimeve gjyqësore për qytetarët, rritjen e efektivitetit në punë e siç shpallet edhe në vetë nenin 3 për misionin për të mbështetur gjykatat për dhënien e drejtësisë. “Projektligji parashikon për herë të parë statusin e punonjësit e administratës gjyqësore, duke e barazuar atë më nëpunësin civil. Administrata gjyqësore duke fituar statusin e nëpunësit civil, do t’i nënshtrohet të njëjtave rregulla për rekrutimin, promovimin dhe përgjegjësinë disiplinore. Gjithashtu, arritje pozitive është trajtimi financiar i administratës në mënyrë të barabartë me nëpunësit civilë të Ministrisë se Drejtësisë, pra duke e rritur pagën e tyre me 200%”, - vijoi sqarimin e saj znj.Hajro, lidhur me deklarimet e një dite më parë nga kryetarja e Shoqatës Kombëtare të Gjyqtarëve.
Inspektimet e Ministrisë së Drejtësisë
Një tjetër pikë ku është ndalur në sqarimin e saj drejtorja Hajro ka qenë edhe inspektimi bërë kohët e fundit në administratën gjyqësore. Sipas saj, nga Ministria e Drejtësisë, në ushtrimin e inspektimeve të fundit ka ndryshuar frymën e kontrollit, ku krahas identifikimit dhe ndëshkimit të rasteve të shkeljeve ligjore, është ushtruar kontroll për identifikimin e problematikave dhe nevojave për ndryshim. Rasti më tipik, - vijoi znj.Hajro, - ka qenë inspektimi i administratës gjyqësore dhe kërkimi i raportimit të detajuar prej tyre të rregullave të solemnitetit, i cili u përdor për të ndryshuar rrënjësisht mentalitetin e sekretarisë gjyqësore mbi përpilimin me vërtetësi të akteve gjyqësore. “Nga përpunimi i të dhënave të marra në këtë mënyrë, rezultatet tregonin për 2-3 gjykime të zhvilluara nga i njëjti trup gjykues në të njëjtin orar apo për fillimin e një seance gjyqësore nga i njëjti trup gjykues pa përfunduar gjykimi tjetër”, - sqaroi drejtorja për çështjet ligjore, duke shtuar se “diskutimet mbi këtë inspektim, për t’i dhënë atij imazhin e përgjimit të gjyqtarit ndaj sekretareve, është një deformim thelbësor i qëllimit të vërtetë të këtij inspektimi”. Sipas saj, nëpërmjet këtij procesi u synua dhe u arrit që sekretaria gjyqësore në përputhje me dispozitat ligjore të përcaktojë në aktet gjyqësore faktet që ndodhin dhe jo faktet që duhet të ndodhin. “Aktualisht prioritet është bërë rritja e profesionalizmit në administratën gjyqësore, duke konsideruar që plotësimi i kuadrit ligjor të nevojshëm dhe krijimi i kushteve të përshtatshme të punës justifikojnë kërkesa më të larta për rekrutimin e administratës me qëllim rritjen e cilësisë së shërbimit”, - përfundoi reagimi zyrtar i Ministrisë së Drejtësisë.
Ligji i Prokurorisë
Ministri i Drejtësisë, takim me kryeprokuroren e përgjithshme
Ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj pati dje një takim me kryeprokuroren e përgjithshme, Ina Rama. Ky takim ka qenë i pari mes dy krerëve të institucionit të drejtësisë pas diskutimeve më të fundit për 10 pikat e debatuara të ligjit mbi Prokurorinë. Nga burimet mësohet se kjo ka qenë një nga temat e takimit mes Ramës e Alibeajt, ndërkohë që të njëjtat burime shtojnë se një tjetër pikë e takimit ka qenë edhe diskutimi për kalimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda në godinën e re, si dhe ndryshimet në organikën e gjyqësorit dhe kalimin e seksionit penal pranë burgut 313. Megjithatë, nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar nga të dy institucionet rreth takimit apo dhe temave të parashtruara dhe biseduara mes Alibeajt e Ramës.