Operacioni ; Kapet autori i 8 vjedhjeve në kryeqytet
Prej disa kohësh i shpallur në kërkim për më shumë se tetë vjedhje, një 21-vjeçar nga Dibra është vënë në prangat e policisë pas një operacioni të organizuar për kapjen e tij. Lajmi është konfirmuar dje nga të dhëna zyrtare të policisë së Tiranës, sipas të cilave, specialistët e Seksionit Kundër Vjedhjeve të Tjera, në bashkëpunim me forcat policore të Komisariatit të Policisë Nr. 2 dhe Komisariatit të Peshkopisë, ekzekutuan mbrëmjen e së mërkurës urdhrin e ndalimit nga Prokuroria e Tiranës ndaj Ditar Cerjanit, banues në fshatin Rashnapaj Dibër, i dënuar disa herë për vjedhje. Sipas policisë, në ngarkim të 21-vjeçarit është bërë i mundur dokumentimi i plotë i 8 vjedhjeve të banesave të realizuara në një hark kohor prej 1 muaji në kryeqytet.
Policia tha se ndër vjedhjet e dokumentuara janë ato të datës 10 gusht të këtij vitit të një banese në fushën e aviacionit; në datën 18 gusht, Cerjani ka vjedhur një banesë në rrugën “Jordan Misja”; po në datë 18 gusht ka vjedhur një banesë në Unazën e Re; në datë 22 gusht, ka vjedhur një banesë në rrugën “Babë Rexha”; në datë 28 gusht, ka vjedhur një banesë në rrugën “Jordan Misja”; në datë 12 gusht, ka vjedhur një banesë në rrugën “Myslym Keta”; ndërsa në datën 1 shtator, ka vjedhur një banesë në rrugën “Ali Visha”. Ndërkohë që sipas policisë në datë 3 gusht është dokumentuar vjedhja e shumës prej 20.000 lekësh në banesën e një shtetasi në Kamëz pas kallëzimit që ky shtetas kishte bërë më datë 1 shtator.