Ish-basisti i Guns N’Roses, ndez sot ‘Qemal Stafën’
TIRANË- Ish basisti i grupit Guns N’Roses, Duff McKagan, që prej dy ditësh ndodhet në Tiranë në pritje të koncertit që do të japë mbrëmjen e sotme në stadiumin "Qemas Stafa" me bandën muzikore Loaded.
Ky grup hard rocku ka zgjedhur Shqipërinë si vëndin e parë në të cilin fillon turi i tyre europian për të promovuar albumin e tyre të katërt The Taking. Në lidhje më këtë fakt këngëtari dhe kitaristi i grupit McKagan, gjatë konferencës për shtyp, paraditen e sotme në Hotel Rogner, tha se i pëlqen që Shqipëria është data e parë dhe shpreson të jetë një shenjë e mirë.
"Kam qënë me turne që në mesin e viteve ’80, por është bukur të vizitosh gjithmonë vende të reja edhe pse më parë nuk kam pasur shumë njohuri për Shqipërinë",-tha McKagan.
Në koncertin e sotëm, ora 20:00, grupi “Duff McKagan’s Loaded” do të interpretojë këngë nga albumi i ri si: “Lords of Abaddon”, “Executioner’s Song”, “Dead Skin”, “We Wi”, që do të jetë edhe pjesa më e madhe e këngëve, por edhe këngë nga 2 albumet e tjerë.
Sipas këngëtarit McKagan, surpriza e mbrëmjes do të jetë interpretimi i këngëve të Guns N’Roses, hitet si Paradise city , So Fine dhe Sweetchild O’Mine, etj.
“Grupi ka 10 vjet që është krijuar dhe ne e duam këtë bashkëpunim. Jemi një band djemsh me një të kaluar muzikore, secili ka qënë në një bandë më parë dhe të gjithë kemi ndikimet tona që i sjellim në këtë grup”,- tha McKagan.
Në grupin Loaded, ai vetë është këngëtar dhe kitarist, ndërsa në bateri është Geoff Reading, kitarist Mike Squires, Bass Jeff Rouse dhe drums Isaac Carpenter.
Edhe pse koncerti është i Loaded, McKagan nuk mund të shpëtonte nga disa pyetje në lidhje me Guns N’Roses, përshembull se si e kujton ai atë kohë."Askush nuk mund të kapte shitjet e GNR në atë kohë, ishte periudhë fantastike”,-shprehet ai. Ndërsa i pyetur në lidhje me thashethemet se ai tashmë nuk flet më me anëtarët e GNR-së, ai tha vetëm: “Jam mik me të gjithë”
(e.m/ata/BalkanWeb)