E Shtunë, 31 Tetor 2026

1 Qershori, sallat e teatrit të Metropolit i kushtohen fëmijëve

TIRANË- Teatri i Metropolit ka hapur dyert ditën e sotme për të gjithë fëmijët e kryeqytetit për të cilët zhvilloi në sallën “Çehov” një festë për 1 Qershorin si dhe shfaqi pjesën teatrale "Fëmija i padukshëm".

Ishte historia e djalit të padukshëm, ose më mirë rrëfimi për Tonin e padukshëm, ose më saktë akoma, tregimi për Tonin që një ditë shprehu një dëshirë që të bëhej i padukshëm dhe çuditërisht. Po përse donte të bëhej i padukshëm? Shumë e thjeshtë, sepse Toni, një ditë përpara nuk kishte mësuar sepse kishte ditëlindjen.

Shfaqja e autores Milena Selimi, me regji të Oriana Cama, nuk ishte thjesht një interpetim i aktorëve në skenë përballë fëmijëve, por edhe një përfshirje e tyre në shfaqje, duke e bërë atë më argëtuese.Me tullumbace në dorë fëmijët kanë ndjekur lojën e aktorëvë Klodiana Keco, Aldjon Matarangasi, Ledio Janushi, Rogerta Nikolla dhe Florian Hoxha.

Pas dy shfaqjeve paraditen e sotme, në mbrëmjen në sallën "Shekspir" artistët e vegjël të Akademisë Moderne të Muzikës Hollywood do të interpretojnë me kitarë dhe piano zhanre të ndryshme muzikore, klasike, muzikë filmash, blues, pop, etj.

Në koncertin akustik do të interpretojnë fëmijë të moshës 5-10 vjeç, por edhe më të rinj, deri në 15 vjeç. Ky është një prej koncerteve që zhvillon Hollywood 206, me anë të cilëve duan të përcjellin mesazhin se muzika duhet përqafuar nga të gjithë. Shfaqjet për fëmijë “Fëmija i padukshëm” dhe "Madhëria e saj" shfaqjen çdo të shtunë dhe të dielë, ora 10:30, në sallën “Çehov” të Teatrit të Metropolit.
(e.m/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›