Eno Milkani: “Ju rrëfej Shenjtoren, amanetin e mbetur nga Dori”
Më 1 shtator miqtë do të përkujtojnë 50-vjetorin e Teodor Kekos
Petrika GROSI
Pas disa ditësh, më një shtator ’08, miqtë e Teodor Kekos do të mblidhen sëbashku për të kujtuar Dorin në 50-vjetorin e tij. Me këtë rast do të promovohet libri me tregime të pabotuara më parë i Kekos si dhe do të shfaqen sekuenca të shkëputura nga filmi bazuar mbi “Shenjtorja”, që është një prej tregimeve të tij. Skenaristi dhe regjisori i këtij filmi ende në proces pune, Eno Milkani tregon më tepër detaje në një intervistë ekskluzive të dhënë për gazetën “Albania”.
Jeni afër përfundimit të filmit me skenar të dorit
Si projekt ky ka nisur që në 2001-shin, në kohën kur kishte dalë libri i Dorit “12 shenjtorë, një profet dhe ”. Nëpërmjet tyre ishte dhe tregimi “Shenjtorja”, i pari në këtë libër, të cilin sapo e lexova më pëlqeu shumë. Imazhet kalonin para syve të mia dhe thosha me veten time se do të dilte diçka shumë e bukër sikur kjo të kthehej në një film me metrazh të shkurtër. Në atë tregim flitet për jetën e dy të rinjve dhe dëshirat e tyre që kufizohen nga një sistem i caktuar. Siç e kam thënë dhe herët e tjera, personazhet e Teodor Kekos nuk janë heronj, nuk janë epikë, por njerëz të thjeshtë, shqiptarë që mbushin rrugët e qyteteve ku ne jetojmë dhe që përbrenda tyre kanë shumë energji.
Pa ma kërkuar askush unë shkruajta një skenar në bazë të këtij tregimi i cili mbeti në sirtar për tërë këto vite. Së fundi me hapjen e politikave të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë ndaj filmit me metrazh të shkurtër, unë e paraqita skenarin te producenti Artan Maku. Ai e lexoi dhe e pëlqeu. Menjëherë më mori në telefon dhe më tha se duhet të bëja platformën regjisoriale dhe materiale të tjera, vendet e xhirimit, e kështu me radhë. Bordi i QKK-së e mori këtë projekt dhe u shpall si fitues. Skenari fitoi edhe një grant prej 10 mijë euro nga një netuork i vendeve të Ballkanit për filmin me metrazh të shkurtër me qendër në Greqi. Sigurisht, kjo ishte një mbështetje e një vlerësim si nga ana morale dhe ajo financiare. Përgjegjësinë kam nisur ta ndjej që me miratimin e filmit nga QKK-ja.
Ndërsa jeni duke shijuar suksesin e filmit “Trishtimi i zonjës Shnajder”, si ndjeheni tashmë me punën për këtë film?
Filmi i shkurtër vërtet e ka emrin i “shkurtër” por kërkesat i ka njësoj si ato të filmit të gjatë. Edhe ai ka mjaft vështirësi duke nisur që nga gjetja e sheshxhirimeve, duke qenë se jemi larg në kohë dhe nuk kemi ku të gjejmë “Vetëshërbimet” dhe Tiranën e asaj kohe. U detyruam të ndërtojmë dekor dhe të rindërtojmë nga fillimi gjithë “Vetëshërbimin”, pasi aty zhvillohen ngjarjet kryesore. Në atë vend do të njihen dy personazhet tanë, të cilët për arsye të ndryshme janë çuar atje për t’u riedukuar. Ata janë gjimnazistë që kanë kryer faje të ndryshme dhe pasi u është thyer nota në sjellje janë çuar atje për të punuar. Ky ka qenë realiteti i asaj kohe. Të gjitha këto të vërteta duhet të dalin pasi do të ishte absurde gjithçka për njerëzit që nuk e kanë jetuar atë kohë.
Cilat janë gjetjet regjisoriale dhe pikat më kulminante dramatike të filmi?
Ai lloj ambjenti nga ana kinematografike nuk të jep shumë dorë për të bërë gjetje, megjithëse jam munduar të bëj diçka në disa pika të veçanta. Më tepër e kam përqendruar vemendjen te loja e aktorëve. Krijohen dy-tre momente të forta emocionale, edhe kinematografike, duke pasur parasysh ato hapësira të varfra që lejon vetë dekori. Më pëlqen shumë nga xhirimet që kam bërë, momenti kur dy personazhet tanë dekorojnë fasadën e dyqanit me pambuk, siç bëhej asokohe për të krijuar atmosferën e Vitit të Ri. Gjithashtu, më pëlqen ana sesi është xhiruar nga drejtori i fotografisë Daniele Baldaçi. Sa i takon subjektit, historia e dashurisë të këtyre dy të rinjve është në qendër të vëmendjes; Një djalë rebel por me botë shumë të madhe shpirtërore dhe një vajzë e ndrojtur, e mbyllur në vetvete që gjejnë te njëri-tjetri ato që ju mungojnë. Mirëpo sistemi bën që dy të rinjtë të mos e kurorëzojnë dot dashurinë e tyre. Djali kishte një biografi të keqe dhe familja e vajzës e refuzon. Kjo është një dashuri e pamundur dhe vjen një ndarje, për të pasur sërish një ritakim pas vitesh, kur gjërat kanë ndryshuar... Ajo që është kryesorja që del te mesazhi është se vërtet këta të rinj humbën dashurinë, por fituan miqësinë. Mesazhi universal është ai i humanizmit. Pavarësisht nëse personazhi mund të jetë lypësi, pastruesja, polici, të gjithë nga brenda tyre janë njerëz dhe si të tillë shfaqen të gjithë personazhet e Dorit. Njeriu nuk duhet paragjykuar nga profesioni që bën por për atë çka në të vërtetë ai është.
A është modifikuar shumë skenari nga origjinali i Dorit?
Tregimi origjinal është shumë i shkurtër. Vetëm katër faqe dhe i treguar në vetën e parë. Rrëfimin unë jam detyruar që ta kthej në dialogje pasi skenari filmik flet nëpërmjet dialogut dhe imazheve. Them që skenari nuk është ndryshuar shumë. Në mënyrë të lirë e kam ritrajtuar këtë tregim, duke e konvertuar në skenar me futjen edhe të disa elementeve të mia që i mbaj mend nga ajo periudhë. Qëllimi im kryesor ka qenë hulumtimi, zbërrthimi dhe analizimi i këtyre personazheve, botës shpirtërore, aspiratave të tyre, etj. Filmi nuk është një protestë e pabazë ndaj një sistemi të caktuar. Të mos harrojmë se Shqipëria jetoi 40 vjet në komunizëm dhe në atë periudhë është bërë art, filma, dhe shumë gjëra të tjera. E ritheksoj që filmi nuk jep mesazhin: “Oh, sa keq, humbën dashurinë dy të rinj, e për këtë fajin e ka komunizmi”. Dashuri humbin çdo moment në çdo vend e sistem të botës për shkaqe të ndryshme shumë të rinj e të moshuar. Nëse filmi do të shikohej në një sfond të tillë, atëherë do të bihej në skematizëm. Një mesazh universal do të ishte ndoshta liria e njeriut në zgjidhjet që bën, por edhe jetimi i jetës, pavarësisht humbjeve që ndodhin.
ǒdo të thoshit për pjesën tjetër të kastit filmik?
Rolet kryesore ja besova dy të rinjve, të cilët nuk kanë eksperienca filmike por kanë dëshirë të madhe të merren me aktrimin. Quhen Jonida Vokshi dhe Amos Zaharia. Jonida vazhdon për regjisurë në Akademinë e Arteve kurse Amosi është në vitin e dytë. Ata janë treguar në lartësinë e duhur dhe shpresoj që pjesëmarrja në këtë film do t’u shërbejë edhe për cv-në e tyre në të ardhmen. Pjesa tjetër e aktorëve janë sërish të rinj. Gjithë pjesa tjetër e grupit të punës për këtë film përbëhet sërish nga të rinj të talentuar dhe mosha mesatare e tyre nuk i kalon 27 vite. Në vendin tonë bëhen shumë pak filma gjatë një viti, ndaj të rinjtë duhen mbështetur dhe t’u jepen mundësi e hapësira që të shfaqin talentin e tyre. Përsa i përket muzikës së filmit mendova që të zgjidhja Pirro Çakon pasi ai ka bërë një album të tërë, i frymëzuar nga poezitë e Teodor Kekos. Kur ai kishte ardhur këtu e takova dhe i thashë që të shikonte filmin, e nëse do të kishte muzikë për të, pastaj të bisedonim me producentin për anën financiare.
Sekuenca të këtij filmi do të shfaqen pas disa ditësh, më datën një shtator...
Është bërë si traditë tashmë, kur çdo vit miqtë e tij mblidhen për ta kujtuar Dorin. Unë e kam pasur komshi dhe ai ka qenë 10 vjet më i madh, megjithatë ka qenë një personazh shumë i dashur për ne më të vegjëlit. Na falte gjithmonë kopaca, të cilat kur ishte sa ne i kishte fituar dhe i kishte seleksionuar. E shikoja gjithmonë të qeshur. Me kalimin e kohës me Dorin takoheshim më pak. Në 2001-shin, kur lexova librin takova Dorin dhe i thashë që ta bënim skenar. Ai nën ato mustaqet e tij belbëzoi dhe më tha: “Bëj ç’të duash, nuk ka problem.” Ky reagim më ngrohu dhe më nxiti të ecja para me punën për skenarin. Pastaj, kur Dori u largua papritur nga jeta, ndarja me të më erdhi si bombë dhe e ndjeja sikur ta kisha amanet bërjen e filmit. Pa më të voglin dyshim, këtë film ja dedikoj tërësisht Dorit. E vlerësoj në maksimum si njeri, shkrimtar, poet, gazetar dhe deputet. Ajo që ka mbetur nga ai njeri është integriteti. Dori nuk bënte kompromis me asgjë. Ato që mendonte i thoshte siç ishin.
29 Gusht 2008