Eno Milkani sjell në ekranin e madh “Shenjtoren” e Teodor Kekos
Dje është shfaqur edhe metrazhi i shkurtër “Mira”, si dhe animacionet “Lakmia” dhe “Një natë”
Petrika GROSI
Mes katër filmave shqiptarë, produksione të shtëpisë filmike “Maku”, është shfaqur pasditen e djeshme premiera e filmit me metrazh të shkurtër “Shenjtorja”, i bazuar mbi një tregim të shkrimtarit Teodor Keko dhe i përshtatur me regji e skenar nga Eno Milkani. Subjekti i filmit “Shenjtorja” bën fjalë për një histori të pamundur dashurie, mes viteve ’80-’90. Regjisori Milkani përpiqet që me anë të këtij metrazhi të shkurtër të shkëpusë një copëz jete, duke penetruar kësisoj në psikologjinë dhe mentalitetin absurd të kohës kur Shqipëria sundohej nga regjimi komunist. Protagonistë janë dy të rinj energjikë, plot ëndrra për jetën dhe të ardhmen. Ata plotësojnë përsosmërisht njëri-tjetrin, por shoqëria nuk arrin që ta pranojë lidhjen e tyre. Gjinovefa, e cila merr përkohësisht atributet e një “shënjtoreje”, do të bëhet ylli polar i Gonit, i cili zbulon nëpërmjet saj zgjedhjet e tij. Një takim pas shumë vitesh lë hapur plagën e një shoqërie që ka vuajtur shumë në komunizëm.
Kasti i këtij filmi përbëhet nga aktorët Jonida Vokshi, Amos Zaharia, Klara Shehu, Zhaneta Papamihali, Agron Gashi e Mihal Ciko, fotografi Daniele Baldaçi, kantautori Pirro Çako, specialistët e zërit Kristi Popa e Drini Ishmaku, montazhieri Agim Bulku dhe skenografi Jetmir Veipi. Përveç kësaj premiere, siç parathamë, janë shfaqur dje në kinema “Millenium” në kryeqytet edhe tri premiera të tjera, filmi me metrazh të shkurtër “Mira”, i regjisorit Dhimitër Ismailaj dhe dy filma të seksionit të animacionit “Lakmia”, e regjisores Rikarda Nova dhe “Një natë” me regjisor Ardit Fajën. Filmi i dytë me metrazh të shkurtër që u shfaq dje, “Mira”, ka për aktore protagoniste këngëtaren Rozana Radi, aktorin Neritan Liçaj, Tinka Kurtin, etj. Ai është një bashkëprodhim i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë dhe “Durrachium Production” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Historia e filmit pozicionohet në Shqipërinë e ditëve të sotme, në të cilën për fat të keq ndeshet dendur një atmosferë e rëndomtë patriarkale. Mira është një grua e re, e cila ndodhet në dilemën morale që i parashtron shoqëria. Asaj i duhet të sigurojë 10 mijë dollarë, ndërsa duhet të mbajë të gjalla dëshirat e saj. Mira përfaqëson atë pjesë të shoqërisë që lufton për të ruajtur vlerat e një familjeje tradicionale, ndërsa është e rrethuar nga një shoqëri pa moral.
26 Nentor 2008