Kreu i policise bashkiake Tirane deshmon per 21 janarin, gati dhe Stwrkaj, Doshi, Ruci etj
04/02/2011 Prokuroria pyet Zyhdi Dajtin për 21 janarin. “Bëra përpjekje për qetësimin e turmës”
Kryepolici i bashkisë: Veiziu vra nga gardisti tek dritarja
ELTON QYNO
TIRANE-Kreu i Policisë Bashkiake, Zyhdi Dajti, është paraqitur në Prokurorinë e Tiranës ku ka dhënë shpjegime lidhur me demonstratën e 21 janarit, pasi ai është fokusuar nga kamerat si person që drejtonte dhe i jepte udhëzime turmës së demonstruesve. Për më shumë se një orë, Dajti ka qëndruar para prokurorëve, të cilëve u ka treguar rrethanat e vrasjes së shtetasit Zivër Veizi dhe gjithçka që kishte parë në demonstratën e dhunshme të organizuar nga Partia Socialiste para godinës së Kryeministrisë. I pyetur nga prokurorët për vrasjen e demonstruesit nga Gjirokastra Zivër Veizi, kreu i Policisë Bashkiake është shprehur se ai nuk ka parë me saktësi personin që ka qëlluar, por sipas tij ka shumë mundësi që ai të ketë qenë gardisti që qëndronte i fshehur poshtë dritares së bodrumit të Kryeministrisë. Dajti ka pohuar në Prokurori se në momentin e rrëzimit në tokë të Veizit, i vetmi gardist që qëllonte ishte ai që qëndron poshtë dritares, dhe se për pasojë ai është bërë shkaktari i vrasjes së dy demonstruesve që qëndronin pasivë në bulevardin para godinës së Kryeministrisë. Sipas dëshmisë së tij të dhënë në Prokurori, Dajti ka treguar se që në momentin kur demonstruesit kanë filluar të përshkallëzojnë veprimet e dhunshme, ai u ka bërë thirrje për tu qetësuar dhe të mos qëllonin me gurë forcat e rendit. Në dëshminë e tij, kreu i Policisë Bashkiake ka sqaruar se si indicie në përshkallëzimin e dhunës kanë shërbyer provokimet e herëpashershme të Policisë së Shtetit, e cila sipas Zyhdi Dajtit ka përdorur metoda të dhunshme për shpërndarjen e demonstruesve që ndodheshin në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Veç të tjerash mësohet se Dajti është shprehur para hetuesve të dosjes “21 janari” se ai u ka dhënë urdhër demonstruesve që të dalin nga ambientet e Kryeministrisë, pasi një pjesë e tyre mundën të hapnin portën prej hekuri dhe të hynin në territorin e godinës së Këshillit të Ministrave. “Unë personalisht, por dhe deputetë të tjerë të Partisë Socialiste, jemi përpjekur për gjatë gjithë kohës që turma të qetësohej. Por në të kundër me atë që bënim ne, ishte Policia e Shtetit, e cila rriti tensionin duke provokuar me hedhjen e bombave gaz lotsjellës, si dhe futjen e makinave me ujë”,- është prehur Zyhdi Dajti. Më tej ky i fundit ka shtuar në dëshminë e tij duke akuzuar efektivat të policisë se pas shpërndarjes së turmës janë arrestuar në mënyrë çnjerëzore qindra persona, duke i keqtrajtuar në rrugë, por dhe në ambientet e komisariateve ku ata janë izoluar. Në të gjithë dëshminë e tij, kreu i Policisë Bashkiake ka theksuar se turma doli jashtë kontrollit dhe për këtë përgjegjësi mban vetëm Policia e Shtetit. Sipas Dajtit, eksponentë të shumë të Partisë Socialiste janë përpjekur të ulin dhunën duke i bërë thirrje me megafon demonstruesve, por këta të fundit sjanë bindur, duka vazhduar përplasjen e përgjakshme me forcat e policisë dhe ato të Gardës së Republikës. Gjatë kësaj demonstrate humbën jetën shtetasin Hekuran Deda, Zivër Veizi dhe Faik Myrto. Ndërkohë që ka kaluar në vdekje klinike dhe i plagosuri nga Lezha Aleks Nika, i cili po kurohet në një spital turk.
Truprojat e Ina Ramës, roje tek rezidencat qeveritare në rrethe
Garda “dëbon” ish- mbrojtësit e Kryeprokurores, “emërohen” roje
Katër oficerët e Gardës së Republikës që mbronin shpinën e Kryeprokurores Ina Rama, pas zëvendësimit të tyre me emra të tjerë, janë “dëbuar” me shërbim jashtë Tirane. Një fakt i tillë është konfirmuar nga burime pranë Prokurorisë, të cilat pohuan se katër oficerët me urdhër të komandantit të Gardës Ndrea Prendi janë transferuar me shërbim roje në qendrat rezidenciale të personaliteteve shtetërorë. Mësohet se dy nga oficerët janë caktuar me shërbim në rezidencat e malit të Dajtit, ndërsa dy të tjerë janë shpërndarë në rezidencat e Pogradecit dhe Vlorës. Urdhri për nderimin e truprojave të Kryeprokurores Ina Rama u dha katër ditë më parë, kur ata u zëvendësuan me emra të tjerë. Vetë Kryeprokurorja nuk pati ndonjë reagim zyrtar lidhur me këtë vendim, por nën zë thuhet se ajo ska pranuar ti japë “ok” vendimit të marrë nga drejtuesit e Gardës, pasi sipas ligjit për zëvendësimin e truprojave duhet të merrej dhe miratimi i vetë Ina Ramës. Ndryshimi i trupës së sigurisë fizike dhe familjare vjen në një kohë kur marrëdhëniet mes prokurores Rama dhe drejtuesve të Gardës janë ashpërsuar shumë. Shkak i kësaj janë bërë urdhër-ndalimet e Prokurorisë, e cila etiketon 6 drejtuesit e Gardës, si shkaktarë të vrasjes së tre personave në demonstratën e 21 janarit.
Fletë-thirrje Tom Doshit, Stërkajt, Ruçit etj
Në fillim jave, gati marrja në
pyetje e drejtuesve të protestës
Dy javë nga ngjarje e “21 janarit” ku humbën jetën 3 person dhe rreth 20 të tjerë u plagosën, Prokuroria e Tiranës nis të marrë në pyetje personat që organizuan dhe drejtuan demonstratën. Sipas burimeve në listën e dëshmitarëve janë emrat e personave që janë parë në pamjet filmike, duke i bërë thirrje turmës. Nga këto emra mund të veçohet ai i deputetit Tom Doshi, Paulin Stërkaj, si dhe eksponentëve të tjerë të opozitës si Spartak Ngjela, Skënder Gjinushi, Pjerin Ndreu, Gramoz Ruçi e shumë persona të tjerë. Burime pranë Prokurorisë sqaruan se thirrja e këtyre personave do të fillojë në ditën e hënë, ku përgjatë gjithë javës ato do paraqiten njëri pas tjetrit në Prokurori për të dhënë shpjegime. Pyetja e tyre do bëhet për llogari të procedimeve penale që janë regjistruar për akuzën e “tejkalimit të kushteve të përmendura në kërkesën dorëzuar policisë”, si dhe “thirrjes publike kundër rendit kushtetues”.