“Entuziazmi në Ditën Kombëtare të Rinisë, padurimi i tyre ta parë PD-në sërish fituese”

Kryetari i grupit parlamentar në PD Astrit Patozi
TIRANE - Ajo që u komentua një ditë më parë si çelje e fushatës elektorale nga ana e kryeministrit në Ditën Kombëtare të Rinisë, për kryetarin e grupit parlamentar demokrat vlerësohet si një padurim nga ana e rinisë shqiptare për t’i dhënë demokratëve një tjetër mandat për qeverisjen e vendit. “Demokratët do ta çelin fushatën elektorale zyrtarisht siç e kërkon Kushtetuta, një muaj përpara datës së zhvillimit të zgjedhjeve. Ky ishte padurim i të rinjve për të parë PD sërish fituese”.
Duke folur për zgjedhjet e brendshme, që po zhvillohen në Partinë më të madhe të mazhorancës, Patozi vlerëson mbarëvajtjen e tyre, që priten të finalizohen në pranverë me Kuvendin e madh të demokratëve, me zgjedhjen e strukturave drejtuese të selisë blu.
Kreu i grupit parlamentar demokrat vlerëson gjithashtu dhe procesin e shkrirjes së strukturave të Partisë Demokrate të Re, me ato të demokratëve, proces që sipas Patozit duket se është mirëpritur nga baza demokrate.