E Shtunë, 31 Tetor 2026

Enver Boriçi dënohet me 12 vjet burg

TIRANË- Gjykata e Krimeve të Rënda, pas 33 seancash gjyqësore shpalli vendimin përfundimtar ndaj të pandehurit Enver Boriçi, i akuzuar si njëri nga shumë pjesëtarët e "bandës së Lushnjës", duke e dënuar përfundimisht me 12 vjet heqje lirie. Sipas vendimit të pesëshes gjykuese të kryesuar nga gjyqtari Gurali Brahimllari, i pandehuri ka konsumuar veprat penale të "pjesëmarrjes në organizatë kriminale"; "shkatërrimit të pronës me zjarr" dhe akuzën e "dhunimit të varreve" në bashkëpunim, të gjitha këto në kuadër të organizatës kriminale. Ndërkohë, prokurori i çështjes në leximin e konkluzioneve përfundimtare gjatë seancës së kaluar, kërkoi nga gjykata dënimin e tij me 10 vjet burg, duke mos kërkuar dënimin e tij për akuzën e "dhunimit të varreve", që sipas arsyetimit të prokurorisë kjo vepër është pahkruar. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›