Ina Rama shpërblen Krimet e Rënda
TIRANË- Prokuroria e Përgjithshme, Ina Rama ka caktuar një tjetër shpërblim për prokurorët e Krimeve të Rënda, përveç atij të përcaktuar nga qeveria. Sipas burimeve zyrtare pranë këtij institucioni, për festat e fundvitit kryeprokurorja Rama ka shpërblyer me nga 55 mijë lekë të reja, përpos asaj të dhënë nga qeveria që është 10 mijë lekë të reja prokurorët e Krimeve të Rënda.Ndërsa vetëm pak ditë më parë, kryeprokurorja Rama ka menduar edhe për shpërblimet e oficerëve gjyqësorë të kësaj prokurorie, duke i shpërblyer nga fondi i Prokurorisë së Përgjithshme me nga 35 mijë lekë të reja. Pas marrjes së këtyre shpërblimeve, prokurorët dhe hetuesit e institucionit të prokurorisë së Krimeve të Rënda kanë mundësi të "pasurojnë" menynë e tryezës së tyre për festën e Vitit të Ri. Ndërkohë, për prokurorët e rretheve dhe hetuesit e këtyre prokurorive, nga Prokuroria e Përgjithshme, nuk është caktuar ende shuma e përfitimit të tyre si shpërblim për fundvitin.