E Diel, 1 Nëntor 2026

Krahu i djathtë i Aldo Bares i shpëton burgut të përjetshëm

Prokurori kërkon dënim maksimal, por gjykata pranoi gjykim të shkurtuar për Enver Dondollakun
TIRANË- Legjislacioni shqiptarshpëton nga vuajtja e dënimit me burgim të përjetshëm krahun e djathtë të Aldo Bares, të arrestuarin në Itali, Enver Dondollaku. Pasditen e djeshme, prokurori i çështjes Përparim Kulluri, një seancë pas pranimit nga gjykata të kërkesës së avokatit mbrojtës Vladimir Meçe që klienti i tij të gjykohet në aplikim të gjykimit të shkurtuar, kërkoi dënimin me burgim të përjetshëm. I pandehuri do të përfitojëuljen e 13 së dënimit të vendosur nga gjykata. Sipas pretencës së prokurorit Kulluri, i pandehuri në mungesë Enver Dondollaku ka marrë pjesë si ekzekutor në pesë vrasje dhe një plagosje, të kryera këto në kuadër të "bandës" së Lushnjës, po në këtë qytet. "Pas hetimeve disavjeçare dhe procesit gjyqësor, ku çështja ndaj Enver Dondollakut është ndarë nga katër të pandehurit e tjerë, Dritan Vila, Maksim Çela, Erion Cici dhe Petrit Liçi, është faktuar dhe vërtetuar me anë të dëshmive dhe provave të mbledhura, se i pandehuri Dondollaku gjatë vitit 1999-2003 ka marrë pjesë si ekzekutor në 5 vrasje dhe një plagosje të kryer në kuadër të "bandës" së Lushnjës. Për kryerjen e këtyre veprave të rënda penale, kërkojmë nga trupi gjykues i Gjykatës së Krimeve të Rënda dënimin e tij me burgim të përjetshëm",-tha prokurori.Me pranimin e gjykimit të shkurtuar, i pandehuri përfiton uljen e 13 së dënimit, dhe përfundimisht i bie të vuajë në qeli për 25 vjetët e ardhshme. Pas leximit të pretencës, gjykata ndërpreu seancën gjyqësore, duke i dhënë dy javë kohë avokatit mbrojtës të përgatisë pretendimet përfundimtare ndaj klientit të tij që është hetuar dhe po gjykohet në mungesë. Ndaj të pandehurit Dondollaku, i cili ndodhet në një nga burgjet e Italisë, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dorëzuar në gjykatë dy dosje , ku njëri siç duket është drejt fundit, ndërsa tjetri ku është i pandehur së bashku me "kokën" e bandës Aldo Bare, zvarritet pa filluar ende. Sipas akuzës, ky konkluzion i prokurorisë për dënimin e tij ka ardhur pas vërtetimit se i pandehuri Enver Dondollaku ka marrë pjesë në kryerjen e veprave penale të "vrasjes për shkak të cilësive të veçanta të viktimës", ku mbeti i vrarë Klenti Bano, ish-oficer krimesh në Lushnje. F.Vezaj
Neni 406
Vendimi
(Ndryshuar pika "1" me ligjin 8813, datë 13.6.2002)
1. Kur jep vendim dënimi, gjykata e ul dënimin me burgim ose gjobë me një të tretën.     Dënimi me burgim të përjetshëm zëvendësohet me njëzet e pesë vjet burgim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›