Enveri me Teme Sejkon dënon si spiun dhe një bari analfabet, të çmendur
07/04/2005 Kush e mori vendimin për mbylljen e bazës ushtarako-detare të BS në Vlorë?
Cilat ishin planet e Hrushovit për bregdetin shqiptar? Cila ishte alibia që largoi nëndetëset shqiptare nga brigjet e Vlorës? Cila ishte lista e “komplotistëve” të shpallur nga Enveri? Çfarë akuzash rënduan mbi “spiunët” dhe cili ishte dënimi që morën? Reagimi i ndërsjellë në mes Enverit dhe Hrushovit për marrëdhëniet e tyre më të fundit dhe largimin e bazës ushtarake sovjetike nga Shqipëria?
Historiania ruse, Nina Smirnova, në librin “Historia e Shqipërisë përgjatë shekullit XX”, botuar nga "Ideart", sjell dëshmi dhe fakte të reja përmes shfrytëzimit të arkivave të panjohura të Moskës, Beogradit, Parisit, Berlinit, Londrës, Romës, Athinës e Tiranës. Në këtë botim voluminoz prej gati 800 faqesh, përfshihen mbi 250 bibliografi të reja, të panjohura më parë. Smirnova ishte njohëse e shkëlqyer e gjuhës shqipe dhe njihte fare mirë frëngjishten, italishten dhe anglishten, lexonte gjermanisht dhe greqisht.
“Shqipëria, vendi më i vogël e më i dobët i Evropës, që e fitoi pavarësinë kombëtare në fillim të shekullit XX, në vitin 1912, në jubileun e vet të njëqind vjetorit si shtet, duhet të ndahet më në fund nga emri i vendit më të varfër të Evropës, i cili e ka ndjekur pas gjatë gjithë kësaj kohe”, kështu shprehet Nina D.Smirnova (1928-2001) doktore e shkencave historike, albanologe dhe përkthyese, që është një nga autoret më serioze që është marrë me studimin dhe interpretimin e historisë shqiptare. Ajo është e njohur jo vetëm në botën akademike ruse, por edhe në arenën ndërkombëtare për qëndrimet që ka mbajtur ndaj Shqipërisë dhe kontributin në pasurimin e historiografisë shqiptare me argumente, interpretime dhe dëshmi arkivash të panjohura dhe të paqëmtuara gjer sot.
Këndvështrimet nga e cila ajo e sheh historinë e Shqipërisë hedhin dritë mbi mjaft anë të errëta, të shtrembëruara e pak të njohura mbi figurat, personazhet, personalitetet dhe momentet historike më kulmore gjatë shekullit XX-të.
Në mars të vitit 1961, u mor vendimi i Presidiumit të KQ të PKBS-së për mbylljen e bazës ushtarako-detare në Vlorë, që u miratua nga mbledhja e Komitetit Politik këshillimor të vendeve anëtare të Traktatit të Varshavës. Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Beqir Balluku, i cili merrte pjesë në këtë mbledhje, protestoi kundër vendimit, duke thënë se Shqipëria do të mbetej vetëm për vetëm me flotën VI amerikane. Por kundërshtimi i tij nuk gjeti mbështetje. Hrushovi, i cili vetëm pak kohë më parë thurte plane për zgjerimin e bazës ushtarako-detare të Vlorës, që do t’i lejonte BS-së të vinte nën kontroll basenin e detit Mesdhe, nga Bosfori deri në Gjibraltar, tani besonte në plotfuqishmërinë e raketave balistike dhe e lëshoi bazën e vetme për momentin në rajon. Më 4 qershor të vitit 1961, doku i madh lundrues dhe 8 nëndetëse nën komandën e admiralit V.A.Kasatonov braktisën ujërat shqiptare dhe morën drejtimin e Gjibraltarit, duke shkaktuar habinë e madhe të vëzhguesve të NATO-s. Katër nëndetëse, në të cilat shërbenin ekuipazhe shqiptare, mbetën në bazë.
Mbyllja e bazës acaroi pa masë atmosferën e marrëdhënieve sovjeto-shqiptare. Krahas bisedimeve për fatin e bazës, në Tiranë zhvillohej dhe një proces politik. Gjykohej çështja për komplotin gjoja të organizuar nga revizionistët jugosllavë, monarko-fashistët grekë dhe flota e gjatë amerikane. Listën prej 10 vetash të komplotistëve dhe “spiunëve” e hapte admirali Teme Sejko, i përgatitur në një nga akademitë ushtarake sovjetike dhe e mbyllte një bari analfabet, që në fund të procesit u çmend.
Akuzat ishin fantastike: disa nga të pandehurit, gjoja kishin shfrytëzuar udhëtimet në Bashkimin Sojetik për të rënë në ujdi me “padronët” e tyre, ndërsa gjenerali Panajot Plaku, ndërmjet shtigjeve malore, kishte hyrë disa herë në Shqipëri për t’u dhënë komplotistëve udhëzimet e shërbimit sekret jugosllav. Ndërsa i pandehuri kryesor do të organizonte pushtimin e bazës ushtarako-detare të Vlorës dhe dorëzimin e saj flotës VI amerikane. Përfundimi i këtij inskenimi me frymë të dukshme antisovjetike, ishin dënimet me vdekje dhe burgimet afatgjata.
Në tetor të vitit 1961, në Kongresin XXII të PKBS-së, problemi shqiptar zuri një nga vendet kryesore të rendit të ditës. Në raportin llogaridhënës si dhe në diskutimet e delegatëve e miqve, u kritikua ashpër veprimtaria e PPSH-së dhe u sulmuan drejtpërsëdrejti personalitete të veçanta shqiptare. Pjesa për marrëdhëniet me Shqipërinë, në fjalën mbyllëse të Hrushovit, qe aq e vrazhdë, sa shprehjet më “emocionale” u desh të hiqeshin nga stenogrami.
Që gjatë punimeve të kongresit të PKBS-së, KQ i PPSH-së mbajti qëndrim kundër akuzave ndaj partisë dhe vijës së udhëheqjes së saj. Ndërsa më 7 nëntor të vitit 1962, në mbledhjen solemne me rastin e 20-vjetorit të krijimit të PPSH-së dhe 44-vjetorit të Revolucionit të Tetorit, më shumë se gjysmën e fjalimit të tij, E.Hoxha ia kushtoi vlerësimit të figurës së Hrushovit, duke e fajësuar atë për krijimin e kultit të vet, për mëtimet pa baza të rolit të arkitektit të fitores mbi fashizmin, për pajtimin me revizionistët jugosllavë dhe për pikëpamjet antimarksiste në përgjithësi.
Konflikti kaloi në marrëdhëniet ndërshtetërore. Më 25 nëntor të vitit 1961, zëvendësministri i Punëve të Jashtme të BRSS-së, N.P.Firjubin, i bëri dy deklarata verbale të ngarkuarit të përkohshëm me punë në RPSH-së në BRSS, G.Mazit. E para njoftonte tërheqjen e ambasadorit sovjetik, ndërsa e dyta kërkonte largimin e ambasadorit shqiptar nga BRSS-ja. Më 3 dhjetor, Firjubini i bëri Mazit një deklaratë tjetër verbale për vendimin e qeverisë sovjetike për tërheqjen e të gjithë personelit diplomatik e tregtar të BRSS-së në RPSH dhe kërkesën “që i gjithë personeli i ambasadës dhe i këshilltarit tregtar në Moskë të linin territorin e Bashkimit Sovjetik”. Më 4 dhjetor, MPJ e RPSH-së i shprehu ambasadës së BRSS-së në Tiranë “habinë dhe keqardhjen e thellë” të qeverisë së vet, lidhur me tërheqjen e ambasadorit sovetik dhe “habinë e indinjatën më të thellë”, për dëbimin e ambasadorit shqiptar.
Në notë shprehej protesta e vendosur, ndërsa veprimet e palës sovjetike cilësoheshin krejt të padrejta dhe në kundërshtim flagrant me parimet e së drejtës ndërkombëtare.
Nën ndikimin e BRSS-së, shumica e vendeve socialiste të Evropës morën të njëjtat vendime ndaj Shqipërisë. Por ato nuk u kufizuan vetëm me uljen e nivelit të përfaqësimit diplomatik dhe nuk i shkëputën marrëdhëniet.
U ruajtën gjithashtu dhe lidhjet ekonomike dypalëshe. U ndërpre pjesëmarrja e Shqipërisë në KNER, ndonëse për njëfarë kohe shqiptarët nuk e humbën shpresën për të rihyrë në të. Pas hyrjes së trupave ushtarake të vendeve anëtare të traktatit të Varshavës në Çekosllovaki, në vitin 1968 RPSH-ja shpalli daljen e saj nga kjo organizatë.
Në vitet 1961 dhe 1963 shkuan delegacione në Kongresin Botëror të Gravenë BRSS. Në Moskë dhe në Tiranë vazhduan të qëndronin nga tre punonjës të personelit teknik të ambasadave përkatëse, por pas pak kohësh, me kërkesën e palës shqiptare, edhe ata u tërhoqën. Ndërprerja e plotë e marrëdhënieve u bë fakt i kryer. Pasoi periudha e heshtur e ftohjes së ndërsjellë, që vazhdoi për gati 30 vjet.