Jeleku shqiptar në muzeun amerikan
07/04/2005 “The textile museum”, muzeu më i famshëm në Uashington do të ekspozojë në një nga pavionet e tij jelekun shqiptar, që është cilësuar tekstili i muajit
Një nga kostumet tradicionale të vendit tonë, që daton midis shek.19 dhe 20-të, për herë të parë do të ekspozohet në muzeun më të famshëm në Uashington.
“The textile museum”, i profilizuar vetëm për tekstilet, i ka kushtuar një muaj pasarelë jelekut shqiptar, duke e cilësuar si tekstili i muajit.
Nuk dihen se si ka mbërritur deri në këtë vend jeleku shqiptar, por bëhet e ditur se aty nga vitet 1996, jeleku është bërë pasuri e këtij muzeu në formën e një dhurate.
Parashikimet janë befasuese, jo vetëm nga kërshëria që kanë treguar koleksionistët e këtij muzeu, por dhe për faktin se, ky institucion, që është një nga muzetë më të specializuar në botë, përbën një nga qendrat më të vizituara. Peligrinazhi i vizitorëve kalon shifrën 30 mijë për çdo vit.
Jeleku ekspozohet i veshur nga dy gra dhe një burrë. Kjo është vetëm një pjesë e kostumeve tradicionale, e cila përfshin pjesët si këmishën, bluzën me mënge të gjata lino, kapuç dekorativ dhe një përparëse.
Jeleku është material prej kadife të zezë, e vijëzuar me mëndafsh në shirita ngjyrë portokalli dhe të kuqe, dhe mbërthehet me një mbështjellje të fortë metalike.
Mbështjellja e fortë metalike është në formë kopse, e krijuar nga shiritat e gjatë të bërë lëmsh, e rrethuar nga një metal i hollë mëndafshi të fortë. Kjo është punuar në këtë mënyrë për të holluar përmasat, deri aty sa të cekë majën e jelekut; mbështjellja metalike e fortë nuk shkon drejtim të kundërt. Kjo qëndron në pozicion horizontal në harmoni me dizenjon e jelekut.
Në jelek ka 25 butona, të cilat janë mbuluar nga mbështjellja metalike e fortë dhe e zbukuruar me kapëse me gurë të vegjël. Këta butonë nuk shërbejnë për veshje; ata janë pjesë tradicionale e dizenjos dhe kanë funksion zbukurues.
Misioni i muzeut
Muzeu i tekstilit u ngrit me synimin për të kuptuar krijimtarinë kolektive deri në formësimin e artit tekstil. Si muzeum, kjo luajti rolin e një qendre të shkëlqyer për kërkime studimore, konservimin, interpretimin dhe ekspozimin e tekstileve, në veçanti, kur merrte formë artistike, teknike, me një tipizim kulturor nga këto koleksione.
Misioni ka ardhur në rritje përmes zhvillimit dhe mirëmbajtjes së koleksioneve rekord, gati unikale. Po ashtu, pasuri e këtij muzeu është dhe një librari, në të cilën janë kryer shumë studime kërkimore, ekspozita, publikime dhe progame edukimi.
E gjithë kjo panoramë, që e ka çuar muzeun në këtë standard, është dedikim i themeluesit të muzeut George Hewitt Myers.
Në vitin 1925, George Hewitt Myers themeloi Muzeumin e Tekstilit me një koleksion prej 275 tapete dhe 60 mallra të tjera tekstile. Myers koleksionoi rregullisht për Muzeumin deri në vdekje, në vitin 1957. Kohë që shënonte një rritje të madhe të koleksionit të shtrirë në tekstilet artistike të grumbulluara nga Afrika, Azia dhe deri në Amerikën Latine. Në kohën e Myers-it, muzeu ishte i hapur për takimet dhe pranonte në të njëjtën kohë me qindra vizitorë të zakonshëm.
Sot, misioni dhe historia e muzeut të tekstilit është një nga më të specializuarat në botë, ku vijnë mbi 25 mijë-30 mijë vizitorë për çdo vit, nga gjithë vendet e botës.
Ndërtesa
Muzeu i tekstilit është një kështjellë me dy histori ndërtimi, fqinjë e Kalorama të Uashingtonit. Vizitorët hyjnë në muzeum përmes ish-shtëpisë së familjes themeluese të Muzeumit, që ishte dizenjuar nga John Russell Pope, më 1913.
Qysh më 1925, galeria e Muzeumit ka qenë e bllokuar nga një ndërtesë afër, e blerë nga George Hewitt Myers për të njëjtin qëllim. Kopshti i madh prapa godinës ishte hapur për publikun gjatë orëve të vizitave në muzeum.