Roma në paralizë
07/04/2005 “Oqeani” i pelegrinëve vazhdon homazhet për Gjon Palin II
Në karriget e vendosura tashmë në Sheshin e Shën Pjetrit do të ulen Presidenti i SHBA, Bush, pranë të cilit do të jetë Mohamad Khatami i Iranit, njëri prej vendeve që Bushi vetë e ka përfshirë në “Boshtin e së Keqes”
Më 18 prill, kardinalët do të mblidhen për të zgjedhur Papën e ri. Ndonëse janë betuar për fshehtësi, ata kanë nisur në një farë mënyre të shfaqin në publik preferencat e tyre. Disa besojnë se Papa i ri duhet të vijë nga një vend në zhvillim prej Hemisferës Jugore, ku jetojnë dy të tretat e afro 1.1 miliardë katolikëve
Roma u përball me një paralizë të vërtetë të mërkurën, kur një det pelegrinësh nga e gjithë bota u derdh në qytet për t’i bërë homazhet e fundit Papa Gjon Palit. Pa u përmbajtur as edhe nga pritja 15-orëshe, qindra mijëra besimtarë qëndruan në radhë për të hyrë në Bazilikën e Shën Pjetrit, ku është vendosur trupi i Papës.
“Nuk e prisja të qëndroja kaq gjatë në radhë, por megjithatë nuk jam penduar aspak”, tha Andres Kostovski, një polak 36-vjeçar që jeton në Itali, teksa mjegulla e mëngjesit pushtoi bazilikën e shekullit 16. Kardinalët katolikë u mblodhën për të tretën ditë radhazi, duke caktuar kështu edhe datën e mbledhjes për zgjedhjen e Papës së ri, që do të jetë 18 prilli.
“Nganjëherë më duket sikur jam në ëndërr, sikur po jetoj në një botë tërësisht joreale”, tha kardinali spanjoll, Karlos Amigo Vallejo, teksa po hynte në vendin e takimit. Funerali do të mbledhë së bashku afro 200 udhëheqës nga e gjithë bota, disa prej të cilëve janë takuar rrallë, në mos asnjëherë. Në karriget e vendosura tashmë në Sheshin e Shën Pjetrit do të ulen Presidenti i SHBA, Bush, pranë të cilit do të jetë Mohamad Khatami i Iranit, njëri prej vendeve që Bushi vetë e ka përfshirë në “Boshtin e së Keqes”. Në datën 18 prill, kardinalët do të mblidhen për të zgjedhur Papën e ri. Ndonëse janë betuar për fshehtësi, ata kanë nisur në një farë mënyre të shfaqin në publik preferencat e tyre. Disa besojnë se Papa i ri duhet të vijë nga një vend në zhvillim prej Hemisferës Jugore, ku jetojnë dy të tretat e afro 1.1 miliardë katolikëve.
Raketa dhe anije lufte
Për të mbrojtur pjesëmarrësit në funeral, Roma ka aktivizuar mijëra policë shtesë, një avion vëzhgimi, raketa antiajrore dhe një anije lufte në bregun e Mesdheut. Nga e enjtja, asnjë avion nuk do të lejohet të fluturojë mbi kryeqytetin italian. Më shumë se 1 milion pelegrinë i kanë bërë homazhe trupit të Papës qëkurse ai u vendos në Bazilikë ditën e hënë, ndërkohë që agjencia e lajmeve ANSA bëri të ditur se janë edhe afro 1 milion të tjerë që presin në rrugët përreth Vatikanit.
Policia u detyrua të mbyllë autostradat kryesore të qytetit për të akomoduar të ardhurit, duke krijuar një efekt domino për kaosin e trafikut nëpër qytet.
“Kjo është një situatë me të vërtetë dramatike”, deklaroi koordinatori për sigurinë Andrea Astolsi, duke iu drejtuar me anë të një mikrofoni turmës që gjendjej jashtë Bazilikës. “Eshtë një pritje thuajse 15-orëshe”. Deri në mesditën e djeshme, mbi 80 vetëve u kish rënë të fikët dhe ishin detyruar të transportoheshin me barrelë në spitalet e ngritur posaçërisht.
Një vinç u pa të shkarkonte bidonë me ujë nga një kamion i madh. Qindra pelegrinë iu nënshtruan trajtimit për të fikëtit apo dehidratim gjatë dy ditëve të para. Një javë më parë, Papa Gjon Pali II, i cili dha një ndihmesë të çmuar për rënien e komunizmit në Evropë dhe që udhëtoi më shumë se çdo Papë tjetër, doli për herë të fundit në publik, duke mos arritur të belbëzojë fjalët e bekimit drejtuar turmës në Sheshin e Shën Pjetrit. Tri ditë më pas, ai dha shpirt në apartamentin e tij.
Doktrinë strikte
Pavarësisht të gjithë emocionit dhe ndjenjave që kanë pushtuar Romën, shumë vetë e kritikojnë Papën e fundit për qëndrimin e tij për çështje që variojnë nga prirjet seksuale, te kontraceptimi, që nga qëndrimi ndaj homoseksualizmit, te roli i grave në Kishë.
“Papa i ardhshëm duhet të jetë dikush që e kupton realitetin e botës së zhvilluar”, tha Nadira Omarjee, një anëtare e Organizatës kundër Abuzimit ndaj Grave me qendër në Afrikën e Jugut. Por kardinali Napier, i Afrikës së Jugut mbështeti Gjon Palin. “A nuk është përphapja e SIDA-s më shumë për shkak të sjelljeve të papërgjegjshme seksuale të njerëzve?”, tha ai.
Janë 117 kardinalë që do të votojnë më 18 prill për papën e ardhshëm në konklavën e fshehtë. Thuajse të gjithë janë zgjedhur Princër të Kishës nga Gjon Pali, gjë që lë të mendosh se pikëpamjet e tij konservatore do të vijojnë edhe gjatë papatit të ri.
Kryepeshkopi Dionixhi Tetamanzi, i Milanos, kryeson në listën e kandidatëve, por konklava nuk është kurrë e parashikueshme.
Trashëgimia Gjon Palit II
Trashëgimia e Papës i kalon caqet e kishës katolike. Ati i Shenjtë ishte një njeri, i cili me shpresën dhe besimin e tij ndihmoi në trasformimin e botës. Papa Gjon Pali i Dytë ishte papa i parë jo-italian në më shumë se 450 vjet. Ai u zgjodh Papë në një moment ndryshimesh të mëdha në botë. Ai e luftoi totalitarizmin me mirësi dhe njerëzi dhe me thirrjen e tij drejtuar atyre që donin liri, duke thënë: “Mos kini frikë.”
Zbignjev Bërzhinski, gjithashtu me prejardhje nga Polonia, e njihte mirë Papën. Bërzhinski, ish-këshilltar i sigurimit kombëtar gjatë administratës së Presidentit Jimmy Carter, tha për një rrjet televiziv amerikan, se kur Papa e kapërceu Perden e Hekurt, me vizitën që bëri në vendlindjen e tij Poloni në vitin 1979, kjo vizitë pati një ndikim shumë të madh politik.
“Ky Papë, në një mënyrë shumë të drejtpërdrejtë e shumë të thjeshtë, sepse ai nuk ishte një njeri me pretendime, transmetoi një bindje shumë të madhe, kaq shumë besim, kaq shumë shpresë sa që ishte dashamirëse. Dhe pikërisht kjo i dha atij pushtet në çështjet politike, pa u futur drejtpërdrejt në politikë”.
Ish-presidenti sovjetik, Mihail Gorbaçov, tha se mbrojtja nga ana e Papës e të drejtave të njeriut ndihmoi Evropën Lindore që të dilte nga sundimi komunist. Zoti Gorbaçov e cilësoi Papën si udhëheqësin më human në botë. “Varfëria, luftimi i varfërisë, thirrjet për të ndihmuar të varfërit, për të arsimuar fëmijët dhe për të ruajtur kulturën e tyre; mendoj se humanizmi i tij i madh u pa qartë nëpërmjet këtyre thirrjeve”.
Senatorja Hillary Clinton, e cila u takua me Papën kur ishte Zonja e Parë e Amerikës, tha se aftësia e tij për të falur dhe për t’u lutur për personin që u përpoq ta vriste atë më 1981 tregoi humanizmin e jashtëzakonshëm të Papës. “Fuqia e tij në përpjekjet për t’u bërë thirrje njerëzve që të kërkojnë zgjidhje dhe ripajtim në mënyrë paqësore, ashtu siç veproi ai vetë, do të jetë një prej aspekteve më të palëkundura të trashëgimisë së tij. Shpreson që kjo të jetë një sfidë jo vetëm për ne që jemi në shërbim të publikut, por për të gjithë njerzit në jetën e tyre”.
Papa Gjon Pali i Dytë vizitoi më shumë se 100 vende të botës dhe ishte Papa i parë që hynte në një sinagoge dhe në një xhami. Ai predikoi një mesazh shpirtëror të tolerancës dhe paqes si dhe foli kundër anti-semitizmit dhe racizmit. Presidenti Bush tha dje se Papa ishte një njeri i Zotit, i cili i tregoi botës se një njeri mund të sjellë ndryshime në jetën e shumë njerëzve.
“Një prej trashëgimive të tij më të mëdha do të jetë ndikimi që ai pati te të rinjtë. Ai foli në emër të të varfërve, rreth vlerave morale. Natyrisht që ai ishte njeri i paqes, ishte kundër luftës dhe unë e kuptoja plotësisht qëndrimin e tij”. Kardinali Theodore McCarrick, arkipeshkvi i dioqesë së Uashingtonit, e takoi Papën për herë të parë në vitin 1976.
“Mendoj se dy mësimet e tij më të mëdha janë respekti për jetën dhe respekti për dinjitetin njerëzor. Në të gjitha shkrimet e tij, në të gjitha bisedat e tij, ai shprehej se jeta është e rëndësishme, jeta dhe dinjiteti njerëzor duhen respektuar”. Papa Gjon Pali i Dytë e bëri papatin më popullor. Dhe tani njerëzit mbajnë radhën për t’i bërë nderimet e fundit njeriut që ishte kryetari i 246 i Kishës Katolike. Trupit të tij do t’i bëhen nderime në katedralen e Shën Pjetrit deri në varrimin e tij të premten më 8 prill.