Shkel minën, plagoset specialisti antiminë

07/04/2005 Tjetër i gjymtuar në kufirin Shqipëri–Kosovë
KUKËS – Një punonjës i një kompanie çminimi ka parë vdekjen me sy dje në një aksident gjatë kryerjes së punës së tij. Sokol Sadria, 49 vjeç, ka ngelur i plagosur shumë rëndë, si pasojë e shpërthimit të një mine të paverifikuar. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Letaj të Hasit. Sipas burimeve zyrtare të policisë mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 13.30.
Ngjarja
Punonjësi i një kompanie daneze të çmimnimit ka qenë duke punuar për çminimin, kur rastësisht ka prekur një minë tjetër. Mina që gati i ka sjellë vdekjen 49-vjeçarit, me origjinë nga Kosova, nuk ka qenë e verifikuar dhe i mungonte “hartave” të çminimit që kishin arritur të krijonin punonjësit e kompanive të çminimit, që punojnë në zonat kufitare të Hasit, Kukësit dhe Tropojës. Shpërthimi i minës ka ndodhur sapo ajo është prekur nga këmbët e shtetasit Sadria, i cili ka mbetur i plagosur në vend dhe ka patur shumë hemorragji.
Shokët e punës së Sokol Sadrisë, sapo kanë dëgjuar shpërthimin e fuqishëm, kanë rendur në drejtim të tij për ta nxjerrë nga zona e minuar dhe për t’i dhënë ndihmën e duhur mjekësore.
Më tej...
Sokol Sadria është tërhequr nga fusha e minuar në gjendje shumë të rëndë dhe është dërguar urgjentisht në spitalin e qytetit të Gjakovës. Atje ai është operuar urgjentisht nga kirurgët e spitalit, të cilëve iu është dashur që të përballen rreth 3 orë me luftën për ta shpëtuar të gjallë çminuesin Sadria. Sipas burimeve zyrtare mësohet se mjekët e kanë patur të pamundur që t’i shpëtojnë këmbën e djathtë 49-vjeçarit nga Kosova. Ai vazhdon që të jetë i shtruar në spitalin e Gjakovës në gjendje të rëndë shëndetësore.
Sipas burimeve zyrtare nga qyteti i Kukësit mësohet se Sokol Sadria kishte rreth 6 vjet, që pas mbarimit të luftës në Kosovë që punonte për njërën nga kompanitë daneze të çminimit. Aktualisht në zonën e Hasit, Kukësit dhe Tropojës dhe përgjatë vijës kufitare nga ana e Kosovës janë të vendosura 4 kompani të ndryshme çminimi, kryesisht të huaja që po mundohen të pastrojnë rreth 121 kilometra kufitare.
Aksidenti i djeshëm, ku mbeti i plagosur rëndë shtetasi kosovar, është i pari që ndodh për këtë vit.
Kufiri
Serbët “mbollën” minat në 1999
Në pranverën e vitit 1999, forcat ushtarake serbe minuan gjithë gjatësinë prej 120 km të kufirit Shqipëri-Kosovë. Sipërfaqja e minuar u llogarit nga specialistët mbi 14 mijë ha, prej të cilave 140 ha me mina kasetë, pjesa tjetër me mina antinjeri.
Pas përfundimit të konfliktit në Kosovë, nisi procesi i vështirë i çminimit nga disa kompani të specializuara të huaja. Deri tani llogaritet se është çminuar më shumë se gjysma e sipërfaqes, ndërsa procesi parashikohet të përfundojë plotësisht pas disa vitesh.
Deri tani janë të paktën 6 punonjës të kompanive të çminimit që kanë rënë në mina, ndërsa kanë qenë duke punuar për çminimin e zonave të minuara.
Ndërkohë si rrjedhojë e rënies në zona të minuara që nga 12 qershori i vitit 1999 e deri tani kanë humbur jetën 35 persona, banorë të rretheve të Kukësit, Hasit e të Tropojës, ndërsa janë gjymtuar 237 persona.
35 persona
të vdekur nga minat
237 persona
të gjymtuar nga minat
Precedentët
9 shtator 2004
Plagoset specialisti kosovar i antiminave
HAS - Një shtetas kosovar, punonjës i kompanive të çminimit të territorit Kosovë-Shqipëri mbeti i gjymtuar rëndë pas shpërthimit të një mine antinjeri. Ngjarja ndodhur rreth orës 10.30 të datës 9 shtator 2004, kur shtetasi kosovar Din Sofia, 33 vjeç, punonjës i njërës prej kompanive daneze të çminimit, me detyrë specialist antiminë, ndërsa ka qenë duke punuar në afërsi të fshatit Dobrunë të rrethit të Hasit në procesin e çminimit, ka prekur në një minë antinjeri, e cila ka shpërthyer menjëherë. Si rrjedhojë e shpërthimit të fuqishëm, kosovari ka mbetur i plagosur rëndë, duke gjymtuar këmbët dhe krahët.
Punonjësit e tjerë sapo kanë dëgjuar shpërthimin kanë arritur ta tërheqin të plagosurin rëndë, duke e nisur për në spitalin e Gjakovës.
24 maj 2004
Shpërthen mina në klasë, vdesin 2, plagosen 7
KUKËS - Dy të vrarë dhe të paktën 12 të plagosur, prej të cilëve 7 në gjendje të rëndë, ka qenë bilanci i shkaktuar nga njëri prej viktimave, që pretendonte se dinte mënyrën e çaktivizimit të minave antinjeri. Ngjarja ndodhi kur një numër kursantësh të kompanisë së çminimit “Handikap International” ndodheshin në një orë mësimi praktik. Gjatë orës së mësimit, në demonstrimin me minën KB 1, papritur ajo shpërtheu dhe shkaktoi tragjedinë.
Si rrjedhojë e shpërthimit të fuqishëm u shkaktuan dëmtime të ndjeshme të mjediseve të katit të parë të godinës 4-katëshe të pallatit të kulturës, ku zhvillohej mësimi. Nga ky shpërthim vdiqën Sokol Sadikaj dhe Sulejman Xhediaj, si dhe u plagosën 12 të tjerë, 7 prej të cilëve në gjendje të rëndë.