“Nuk jap dorëheqje”

07/04/2005 Reagimet e Shtëpisë së Lirive pas humbjes elektorale
Berluskoni në debat televiziv pas nëntë vjetësh. Kryeministri shfaqet befasisht në emisionin “Ballaro” te Rai Tre: “E majta nuk ka një program alternativ ndaj tonit, por ka në mendje vetëm të konsumojë hakmarrje. Nëse ata fitojnë, në Itali do të kemi një regjim hakmarrës dhe armik ndaj çdo gjëje private”
Pas marrjes së rezultateve, Berluskoni ka thënë dy gjëra: “Jam i qetë. Di që kam drejtuar dhe udhëhequr përtej të gjitha mundësive”, dhe duke iu referuar votimeve, ka shtuar: “Ishte gjithçka e parashikuar. Italianët kanë votuar me të njëjtin sentiment politik, si edhe shumë popuj të tjerë evropianë”
Kryeministri italian, Silvio Berluskoni shfaqet në programin “Ballaro” të televizionit Rai Tre. Eshtë një surprizë për të gjithë: gazetarë, telespektatorë, të ftuar si edhe për vetë drejtuesin e emisionit. Eshtë një Berluskon shumë i gjallë, i sulmuar njëkohësisht nga drejtuesi, por edhe nga “katër duart” e Rutelit dhe D’Alemës. Një përballje e bazuar e gjitha në të vetmen pikënisje: “Unë i kam realizuar të gjithë premtimet”.
Presidenti i Këshillit të Ministrave është paraqitur si përfaqësues i Forza Italia në debat, duke zëvendësuar në momentin e fundit ministrin e Çështjeve Rajonale, Enriko La Loxha. Mësohet se vendimi i Berluskonit është marrë vetëm pak minuta përpara emisionit, ndërkohë që Kryeministri në po këtë çast i ka bërë një telefonatë ministrit të tij. Në momentin e parë, ka qenë zëdhënësi i La Loxhas që i ka telefonuar redaksisë, duke i kërkuar një ndryshim programi: në vend të ministrit do të vinte ai vetë së bashku me një eksponent të qeverisë. Ndërkohë, megjithë kërkesat për sqarime nuk u dhanë informacione të mëtejshëm. Deri sa, pak përpara orës 21.00, vetë Berluskoni u paraqit për befasinë e të gjithëve në dyert e studios së televizionit italian.
“Nuk largohem”
“Unë jam zgjedhur nga italianët – ka thënë Berluskoni, duke iu përgjigjur D’Alemës gatë emisionit. Kam një koalicion që më mbështet, kam një program shumë të përparuar për të çuar deri në fund, të cili D’Alema nuk e kishte. Kam marrë angazhimin për ta çuar deri në fund. Unë jam krenar t’u them italianëve: kam premtuar këto, dhe kam bërë këto!”
Gjithë ky debat ka pasuar rezultatet elektorale që panë të humbasë Shtëpinë e Lirë. Pikërisht për këtë, Berluskoni ka bërë të ditur se do të zbresë në terren dhe do të rikthejë atë gjashtë përqindësh të votave të humbura. Autokritikë edhe për Forza Italia, e cila ka humbur, sipas Kryeministrit, 1.2 milionë vota. Megjithatë, këta janë numra që nuk e trembin aspak Berluskonin, i cili në fund të emisionit ka pohuar, duke iu referuar zgjedhjeve politike të vitit 2006: “Jam absolutisht i bindur që është e pamundur t’i humbasim ato zgjedhje”.
Gjatë emisionit janë prekur shumë pika kritike të kësaj faze politike. Në qendër kanë qenë temat ekonomike, me një ndeshje të fortë shifrash mes kreut të qeverisë dhe dy përfaqësuesve të opozitës. Një shembull: “Kemi në program të arrijmë një privatizim sa 5.6 për qind të GDP deri në zgjedhjet e ardhshme”, ka thënë kreu i qeverisë së Italisë, duke shtuar se objektivi i qeverisë është ta ulë borxhin publik nën 100% të GDP. Ka qenë i menjëhershëm dhe i fuqishëm reagimi i Masimo D’Alemës. “Bëhet fjalë për një gënjeshtër, diçka që asnjë person me buonsens nuk mund ta thotë. Po ta përkthejmë me liretat e vjetra, ju po na thoni se në 11 muaj do të shisni prona shtetërore me vlerë 150 mijë miliardë, një gjë që nuk ka sens, as në qiell e as në tokë. Megjithatë – ka shtuar D’Alema – tashmë ekziston regjistrimi i këtyre fjalëve dhe votuesit mund të verifikojnë vlefshmërinë e tyre”.
Që gjatë pasdites, Kryeministri italian kishte hyrë në veprim, megjithatë pa lëshuar asnjë deklaratë zyrtare. Ditën pas zgjedhjeve, Berluskoni e ka kaluar në telefon me Mercedes Bresso, Piero Marazzo dhe Niki Vendola dhe guvernatorëve të Unionit ai u ka dërguar urimet, duke bërë edhe shaka me presidenten e re të Piemontes: “Pas zgjedhjeve duhet që ta ndryshojë atë emër. Mercedes në Torino, është e pamundur”. “Eshtë emri i një shenjteje spanjolle që më pëlqen dhe e mbaj me kënaqësi”, ka ardhur përgjigjja.
“E majtë hakmarrëse”
Pas marrjes së rezultateve, Berluskoni ka thënë dy gjëra: “Jam i qetë. Di që kam drejtuar dhe udhëhequr përtej të gjitha mundësive”, dhe duke iu referuar votimeve, ka shtuar: “Ishte gjithçka e parashikuar. Italianët kanë votuar me të njëjtin sentiment politik, si edhe shumë popuj të tjerë evropianë”.
Më pas, Kryeministri i Italisë i është kthyer të majtës. “E majta nuk ka një program alternativ ndaj tonit, por ka në mendje vetëm të konsumojë hakmarrje”. Nëse ata fitojnë, “në Itali do të kemi një regjim hakmarrës dhe armik ndaj çdo gjëje private”. Presidenti i Këshillit të Ministrave ka akuzuar opozitën se po kërkon të pengojë reformat e ndërmarra dhe që janë në vazhdim.