Enveri nuk është autor i gjithë veprave të tij
19/04/2005 Si rrodhën ngjarjet pas vdekjes së Enverit? Cili ishte roli i bashkëshortes së udhëheqësit shqiptar, Nexhmijes? Si u bë viktimë njëri prej krijuesve më veprues të sistemit ndëshkues
të diktaturës? A i shkroi vetë veprat Enver Hoxha? Dyshimet mbi 65 veprat, për autorin, udhëheqësin shqiptar. Cilat ishin rrethanat e vërteta dhe të komentuara mbi vetëvrasjen e Mehmet Shehut? Cili ishte plani i asgjësimit të të gjithë anëtarëve të KQ të PPSH-së? Si penetroi Ramiz Alia në postet më të larta të Partisë e të shtetit?
Historiania ruse, Nina Smirnova, në librin “Historia e Shqipërisë përgjatë shekullit XX”, botuar nga "Ideart", sjell dëshmi dhe fakte të reja përmes shfrytëzimit të arkivave të panjohura të Moskës, Beogradit, Parisit, Berlinit, Londrës, Romës, Athinës e Tiranës. Në këtë botim voluminoz prej gati 800 faqesh, përfshihen mbi 250 bibliografi të reja, të panjohura më parë. Smirnova ishte njohëse e shkëlqyer e gjuhës shqipe dhe njihte fare mirë frëngjishten, italishten dhe anglishten, lexonte gjermanisht dhe greqisht.
“Shqipëria, vendi më i vogël e më i dobët i Evropës, që e fitoi pavarësinë kombëtare në fillim të shekullit XX, në vitin 1912, në jubileun e vet të njëqind vjetorit si shtet, duhet të ndahet më në fund nga emri i vendit më të varfër të Evropës, i cili e ka ndjekur pas gjatë gjithë kësaj kohe”, kështu shprehet Nina D.Smirnova (1928-2001) doktore e shkencave historike, albanologe dhe përkthyese, që është një nga autoret më serioze që është marrë me studimin dhe interpretimin e historisë shqiptare. Ajo është e njohur jo vetëm në botën akademike ruse, por edhe në arenën ndërkombëtare për qëndrimet që ka mbajtur ndaj Shqipërisë dhe kontributin në pasurimin e historiografisë shqiptare me argumente, interpretime dhe dëshmi arkivash të panjohura dhe të paqëmtuara gjer sot. Këndvështrimet nga e cila ajo e sheh historinë e Shqipërisë hedhin dritë mbi mjaft anë të errëta, të shtrembëruara e pak të njohura mbi figurat, personazhet, personalitetet dhe momentet historike më kulmore gjatë shekullit XX.
Ngjarjet rrodhën sipas skenarit të përpunuar nga Nexhmija, gruaja dhe bashkëluftëtarja e Enverit, që qëndronte në rojë të interesave të të shoqit. Të paktën, ky është mendimi i të gjithë atyre që e njihnin mirë situatën e atëhershme në “qarqet e larta”.
Një “punëtor i ndërgjegjshëm” i dërgoi KQ të PPSH-së një letër, në të cilën shprehte habinë për çka po ndodhte, që, në thelb, akuzonte kryeministrin për humbjen e ndjeshmërisë politike e
për tradhtinë e interesave klasore. Sinjali ishte dhënë dhe shumë shpejt, kryeministri i gjithpushtetshëm do të jepte llogari në Byronë Politike të KQ të PPSH-së. Njëri nga krijuesit më veprues të sistemit ndëshkues u bë vetë viktima e tij. Duke qenë i ndërgjegjshëm për fundin e afërt, duke e kuptuar që ky ishte një shkak i stisur si ata, që qenë përdorur dhe herë të tjera nga bashkëluftëtarët e vjetër të partisë, më 17 dhjetor të vitit 1981, M.Shehu i dha fund jetës me vetëvrasje, në shtëpinë e vet “në çastin e një krize nervore”. Qarkulluan fjalë sikur e kishin vrarë. Madje, edhe në librin “Anatomia e frikës” të shkruara nga Bashkim Shehu, i vetmi nga të tre djemtë e M.Shehut që i mbijetoi kasaphanës së përgjakshme të vitit 1981, mund të vëresh gjurmë të dyshimeve për versionin zyrtar.
Qe apo nuk qe kështu, por, pas gjysmë viti, miqtë e tij të deridjeshëm filluan ta quanin Mehmet Shehun “poliagjent të imperializmit, të revizionizmit jugosllav e të socialimperializmit sovjetik”, pa vrarë mendjen për asnjë çast sesi mund të ndodhte që, gjatë gjithë periudhës së pasluftës, kishin drejtuar vendin kryesisht armiqtë e popullit, ndërkohë kur ai kishte ecur me sukses drejt socializmit, siç thuhej në të gjitha dokumentet e partisë.
E.Hoxha ka në ndërgjegje asgjësimin fizik apo politik të të gjithë anëtarëve të KQ të PKSH-së dhe të shumë të tjerëve të mëvonshëm e gjithashtu të figurave të shquara të Lëvizjes nacionalçlirimtare e të gjithë atyre, dikur miq të afërt, të cilët dinin për të pak si shumë. Vetëm dy prej njerëzve të tij besnikë, Gogo Nushi dhe Hysni Kapoja vdiqën nga vdekja natyrale. Të tjerët e paguan me jetën e tyre dhe fatet e prishura të të afërmve.
Nuk ka dyshim që Hoxha qe mbërthyer nga etja për pushtet, e cila, në kalimin e viteve, u shndërrua në një mani të sëmurë madhështie. Ai e ndiente veten gjysmëperëndi dhe e luajti me talent këtë rol, duke krijuar rreth vetes një mjedis të përshtatshëm. Atij iu ngritën monumente që në të gjallë dhe bustet e portretet e tij të shumëfishuara në mbarë vendin, mund t’i hasje edhe atje, ku se prisje. Në teqenë e Fushë-Krujës p.sh., fotografia e tij e zmadhuar ndodhej përkrah portretit të stilizuar të themeluesit të sektit Haxhi Bektashit dhe portretit të Karl Marksit, të futur në këtë shoqëri të respektuar, sipas të gjitha gjasave, për mjekrën masive që i jepte fytyrës së themeluesit të marksizmit diçka prej myslimani.
Ndërmjet gjithë figurave politike bashkëkohore të Evropës, Hoxha është autori më i botuar. Vetëm veprat e zgjedhura, botimi i të cilave filloi në vitin 1968 dhe vazhdoi pas vdekjes deri në vitin 1989, kishte arritur në 65 vëllime. Nuk dihet cila pjesë e kësaj trashëgimie i përket penës së tij. Veç raporteve zyrtare në kongrese e konferenca, të cilat dihet fare qartë që janë frut i krijimtarisë kolektive të aparatit të partisë, nëpër botime kanë hyrë dhe punime të karakterit teorik e artistik, gjoja të shkruajtura nga dora e tij, që u përkasin viteve të fundit të Hoxhës mjaft të sëmurë, kur ai jo vetëm nuk mund të shkruante, por e kishte të vështirë dhe të fliste. Kështu, në Kongresin VIII të PPSH-së, i fundit sa qe gjallë, ai qëndroi i heshtur nën bustin e tij të madh, ndërsa fjalimi i tij i gjatë, i cili vazhdoi dy ditë, u transmetua i inçizuar.
Pas mënjanimit nga arena politike e M.Shehut dhe e pasuesve të tij të afërt nga aparati politiko-shtetëror, në majën e nomenklaturës shqiptare, pasardhës për postin e E.Hoxhës, mbeti vetëm një person, Ramiz Alia, anëtar i Byrosë Politike të KQ të PPSH-së, sekretar i KQ për problemet ideologjike, që cilësohej prej kohësh si i dyti në hierarkinë partiake. Pas vdekjes së diktatorit, ai gati automatikisht, pa asnjëfarë lufte nën rrogoz, u bë sekretar i parë.
Ramiz Alia lindi në Shkodër në vitin 1925. Që në vitet e rinisë u përfshi në lëvizjen nacionalçlirimtare dhe në moshën 17-vjeçare u pranua anëtar i Partisë Komuniste shqiptare. Ai u bë komisar i divizionit të 5-të sulmues, i cili pas çlirimit të Shqipërisë, luftoi në Jugosllavi. Në Kongresin I të Bashkimit të Rinisë Antifashiste të Shqipërisë, në vitin 1944 hyri në përbërjen e sekretariatit të KQ të saj, ndërsa në vitin 1949, kur të gjitha organizatat e majta rinore u bashkuan, zuri postin e Sekretarit të Parë të Bashkimit të Rinisë Popullore.
Ndërkohë, ai ishte zgjedhur dhe anëtar i KQ të PPSH-së. Pas mbarimit të shkollës së lartë të partisë në Moskë, në vitin 1954, pati pa ndërprerje poste të larta të partisë, në parti e në shtet: më 1956 u bë kandidat i Byrosë Politike të KQ, ndërsa më 1961 anëtar dhe sekretar i KQ për problemet ideologjike në vend të Liri Belishovës. Merita e tij në argumentimin e vijës ideo-teorike të PPSH-së nuk mund të vihen në dyshim dhe i përkasin shpjegimit të luhatjeve dhe kthesave të vazhdueshme 180 gradëshe të saj, si zhvillim i natyrshëm progresiv. Prandaj, qe plotësisht logjike zgjedhja e Alisë më 1981, edhe në postin më të lartë shtetëror të Kryetarit të Presidiumit të Kuvendit Popullor të RPSSH-së, në vend të Haxhi Lleshit, i cili e mbante këtë post që prej vitit 1953 e që doli paqësisht në pension.
Pranimi i domosdoshmërisë së ndryshimeve hyri pak nga pak, por në mënyrë të qëndrueshme në ndërgjegjen e udhëheqësve shqiptarë, që mbanin mbi vete një trashëgimi të hidhur. Shfaqjet frenuese në ekonomi u diskutuan në plenumin e KQ të dhjetorit 1985 e të marsit 1986 dhe në kongresin IX të Partisë, në nëntor të vitit 1986. U bë krejt e qartë se vështirsitë ekonomike kushtëzoheshin nga shkaqe të brendshme dhe nuk qenë pasoja të “bllokadës kapitalisto-revizioniste”, siç kish ngulitur në ndërgjegjen e popullit për një çerek shekulli propoganda partiake. Ndërmjet shkaqeve, më kryesori, u veçua nënvlerësimi i stimujve materialë, që nxisin rendimentin e punës e për pasojë, kultivimin e barazitizmit të rrogave për të gjitha kategoritëe punonjësve.
U poq mendimi për domosdoshmërinë e ndryshimit të konceptit ekonomik të kuadrove. Si pasojë e mbetjes në vend të shkencës ekonomike, veçanërisht e mospërfilljes së plotë të problemit të përcaktimit të çmimeve si rregullatorë të prodhimit, planifikimi i zhvillimit të ekonomisë popullore qe bërë joracional, si të thuash në “hava”. Veç kësaj, vazhdonte të ruhej orientimi për vazhdimësinë e metodave jasshtëekonomike, siç qenë kërkesat për forcimin e disiplinës dhe rregullit në punë në të gjitha hallkat e aparatit ekonomik, gjithashtu dhe forcimi i formave të ndryshme të kontrollit të veprimtarisë së tij.
Të gjitha këto kërkime të ndrojtura të rrugëve të reja, për zgjidhjen e problemeve social-ekonomike të pjekura e të stërpjekura, nuk dilnin nga kuadri i direktivave të vjetër ideologjike në këtë plan, është karakteristikë Kongresi i IX i partisë, i përmendur më lart. Ai u zhvillua me parrullën e trashëgimisë në politikën e brendshme, e të jashtme, e besnikësorë ndaj frymës dhe përmbajtjes së teorisë së E. Hoxhës. Nuk u vu në dyshim asnjë parim i krijuar në vitet e shumtë të sistemit politik e social-ekonomik. Në fushën e ekonomisë, u ripohuan të tria dogmat orientuese: mbështetja kryesisht në forcat e veta, ndalimi i kredive të huaja, balancimi në tregtinë e jashtme, që përmblidhej në formulën “pa eksport, nuk ka import”.
E vetmja gjë e re qe kritika me doza rreptësisht të përcaktuara, për dobësitë dhe gabimet në fushën e ekonomisë, e cila dëshmonte për vështirësitë e brendshme të grumbulluara. Në rend të ditës u vu letra për të kërkuar zgjidhje pragmatike, që do të hapnin perspektiva për përmirësimn e kushteve të jetesës së popullit. Nga goja e R.Alisë buçiti thirrja për t’iu drejtuar “logjikës ekonomike”, d.m.th. për përdorimin e kategorive ekonomike në mënyrë më aktive e më të vetëdijshme, me qëllim për të siguruar rritjen e rendimentitit të punës dhe uljen e shpenzimeve të prodhimit.