Kamila, zonja me të kuqe
19/04/2005 Kamila, prej pak ditësh edhe bashkëshortja e Princit Çarls, nga të gjithë britanikët po quhet me ironi “zonja me të kuqe”, duke iu referuar kështu palltos së saj skoceze. Kamila, elegante si gjithmonë, por gjithnjë të njëjtën. Në gjashtë ditët e fundit e ka veshur atë tre herë. Dhe ndërsa kritikët e modës e ironizojnë bashkëshorten e Princit britanik, Çarlsi buzëqesh. Sigurisht kjo krahasuar me Dianën që kurrë nuk vishte dy herë të nëjtën veshje, duke i kushtuar atij një djall e gjysmë. Tani me Kamilën erdhi koha e kursimit. Kamila është një pjesëtare e denjë e Windsorit, të paktën lidhur me shpenzimet për veshjet e saj. Kështu ironizojnë tabloidët britanikë duke shtuar, mbretëresha Elisabet u beson rrobaqepësve të oborrit mbretëror për t’i modernizuar veshjet, Ana nuk ka blerë një fustan të ri, qoftë edhe për t’u martuar dhe dukesha e re. Cornovaglia është parë e veshtur për tre dirë me radhë me të njëjtin fustan. Por, për fatin e tyre të keq, shtypi britanik si dhe specialistët e estetikës nuk e kanë vlerësuar aspak, dhe në të njëjtën kohë edhe ironizuar, shijen e keqe të Kamilës. Në të gjithë shtypin u publikuan foto të Kamilës me të njëjtën pallto, të kuqe, me jakë dhe shall me motiv skocez. Shumë prej tyre mes ironisë dhanë edhe këshilla të mira për këdo, të natyrës “të gjithë lejoheni të ndërroni veshjet, sidomos mbretërorët”.
“Daily Telegraph” tashmë e quan Kamilën “zonja me të kuqe”, ndërsa “Daily Express” me ironi shkruan “kjo pallto mbart simbol familjar”. Por, në një rast të tillë për vetë britanikët e thjeshtë më shumë ka vlerë mendimi i njerëzve se sa të ekspertëve të modës. Dhe duket se njerëzit e kanë vlerësuar stilin e Kamilës në të tre rastet kur ajo u shfaq në publik, megjithëse është ende duke shijuar muajin e mjaltit. Këtu nuk do të përmendim Princin trashëgimtar, që duket se ka ‘falimentuar’ nga nusja e tij e parë.