E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plehrat dhe mbetjet inerte ndotin plazhin e Divjakës

07/06/2011  Skandali ekologjik, institucionet heshtin

FIER- Plehrat urbane dhe tonelata të tëra me mbetje inerte hidhen në ujërat e lumit Shkumbin, jo vetëm duke ndotur sipërfaqe të tëra rreth këtij shtrati, por edhe pyllin dhe plazhin e Divjakës vendin ku derdhen ujërat e këtij lumi. Mbetjet urbane që hidhen kryesisht nga banorë të Rrogozhinës dhe zona e Cermës dhe fshatrave të rrethit të Lushnjës pranë urës së madhe të këtij lumi në aksin rrugor Lushnjë-Rrogozhinë është e përkufizuar nga një mbetje gjigande plehrash që kur digjen shkaktojnë edhe ndotje tjetër në atmosferë. Banorët e kësaj zone shprehen se kjo situatë sa vjen dhe përkeqësohet, ndërsa askush nuk merr masa për parandalimin e kësaj dukurie. Sipas banorëve, plehrat dhe mbetjet hidhen gjatë orëve të natës dhe më pas u vendoset zjarri për të eliminuar gjurmët. “Zona e Kavajës, Rrogozhinës, Cermës etj hedhin mbetjet e tyre urbane dhe me kalimin e kohës është bërë një mal i tërë plehrash, të gjitha këto mbetje grumbullohen këtu mes “Rrogozhinës dhe Lushnjës sepse si të thuash Rrogozhina është një fshat i mbetur që për të s’kujtohet askush”,-thonë banorët. “Këto mbetje përfundojnë në lumë. Lumi në det”. Në nënprefekturën e Lushnjës në seksionin e mbrojtjes ndaj mjedisit inspektori Avni Hida nuk jep asnjë përgjigje për këtë skandal. Ai thotë se i ka dërguar letër drejtorisë rajonale të qarkut si dhe Ministrisë së Mjedisit për këtë skandal ekologjik. Thonë se derdhjet i përkasin zonës së Kavajës dhe jo asaj të Lushnjës duke hequr në këtë mënyrë edhe skandalin nga mbetjet që po shkatërron jo vetëm zonën përreth lumit Shkumbin, por edhe më gjerë deri në derdhjen në lumin Adriatik në plazhin e Divjakës.

A. Damini

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›