E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Episodi i paraqitur në media, i papranueshëm për moralin dhe standardet e qeverisë”

Shkarkohet nga kryeministri, ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ylli Pango

TIRANE - Kreu i qeverisë Sali Berisha, ka shkarkuar nga posti i ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ylli Pango, pas një të paraqitur mbrëmë në një televizion.
Burime zyrtare të Kryeministrisë bënë të ditur se, Kryeministri Berisha ka komunikuar me Pangon dhe i komunikoi atij se episodi i paraqitur në media është i papranueshëm për moralin dhe standardet e qeverisë që ai drejton.
Këtë e bëri të ditur në një njoftim, zëdhënësja e kryeministrit, Juela Meçani e cila vuri në dukje se “kryeministri Berisha ka vendosur shkarkimin e tij nga detyra e Ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve”.
Ajo tha se “Pango lidhur me këtë çështje i tha kryeministrit Berisha se kemi të bëjmë me një montaturë të mirëfilltë të medias”.
Ndërkohë Meçani citoi se “kryeministri Berisha u shpreh se ky pozicion i Pangos nuk mund të sqarohet dhe saktësohet duke mbajtur postin e ministrit”.
Shkarkimi i Ylli Pangos, Ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, erdhi pas pamjeve filmike të kamerave të fshehta të një televizioni, ku figura e ish-ministrit, komprometohej përballë kërkesave për punë të dy vajzave të reja.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›