Episodi i tetë

Vazhdojnë të dështojnë seancat gjyqësore ndaj liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Seanca e radhës, është paraparë të mbahet sot (të hënën), por ende nuk është gjetur një avokat, i cili do të mbronte Kurtin. Kjo për faktin e ky i fundit refuzon të gjithë avokatët e tjerë procesin gjyqësor ndaj tij, duke e quajtur thjesht politik.
Kryetari i OAK–së, Musa Dragusha, është avokati i radhës, të cilit EULEX-i i ka dhënë detyrën e avokatit mbrojtës, pasi që, avokati Avni Gjakova ka refuzuar të jetë mbrojtës i Albin Kurti.
Avokati i fundit që hoqi dorë nga mbrojtja e Albin Kurtit, pasi u gjuajt me vezë të prishura nga aktivistë të kësaj lëvizjeje, ishte Avni Gjakova. Për këtë arsye, misioni i EULEX-it ka caktuar sipas detyrës zyrtare që avokat i Kurtit të jetë Musa Dragusha.
Por të dielën, avokati Dragusha konfirmoi për Express se ai nuk do të marrë pjesë në seancën e së hënës. Ai tha se për këtë arsye, ka pasur një takim me kryetaren e zyrës së avokatëve të EULEX–it, Maria-Giuliana Civinini, të cilës ia ka shpjeguar arsyet e refuzimit të rolit të avokatit mbrojtës të Albin Kurtit.
“Ia kam bërë të ditur shkaqet ligjore, sepse sipas Ligjit për avokat, një kryetar i Odës së Avokatëve të Kosovës, siç jam unë tash, nuk mund të shërbejë ex - officio, në asnjë rast ”, thotë Dragusha. “Për këtë arsye, nuk do të marr pjesë në këtë seancë”, sqaroi Dragusha për Express.
Ndërsa, Glauk Konjufca, një nga drejtuesit e Lëvizjes Vetëvendosje, i bën sërish thirrje avokatit Musa Dragusha që të qëndrojë prapa fjalëve të tij.
Gjykata e Qarkut në Prishtinë, saktësisht, kryetari i trupit gjykues, Ferdinando de Mangeto, në seancën e fundit ka lëshuar fletarrestim të ri për liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Ai gjithashtu tha se do të merren masat disiplinore kundër avokatëve që kanë refuzuar të marrin pjesë në këtë gjykim.
Por deri më tash policia nuk ka arritur të arrestojë Kurtin.
Zëdhënësi i policisë, Baki Kelani thotë se policia është duke bërë punën e saj dhe se është në kërkim të Albin Kurtit.
“Policia e Kosovës ka marrë fletarrestimin e lëshuar nga seanca e kaluar dhe ne po e bëjmë punën tonë”, thotë Kelani për Express.
Megjithatë, ai shpjegon se ende nuk kanë arritur ta arrestojnë Albin Kurtin dhe se janë në kërkim të tij.
Përmes një komunikate për media, Albin Kurti ka refuzuar të paraqitet në këtë gjykatë, pasi ka deklaruar se ai nuk njeh gjyqtarët ndërkombëtarë. “Unë do ta pranoja vetëm një gjykatë të Republikës së Kosovës, pa EULEX-in përmbi. Nuk mund të ketë edhe gjyqësi të pavarur në Kosovë, edhe EULEX ”, thuhet përveç të tjerash në komunikatë për media. Seanca e radhës është paralajmëruar të mbahet sot, me 19 prill.