E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paditën komunistët

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, z. Nait Hasani, nëpërmjet një autorizimi që ia ka drejtuar avokatit Bajram Krasniqi, më 23 dhjetor të vitit të kaluar ka ngritur kallëzim penal pranë Prokurorisë Publike të Qarkut në Prishtinë dhe Prokurorisë Publike të Qarkut të EULEX-it, kundër një numri funksionarësh dhe drejtuesish të lartë shtetërorë dhe politik shqiptarë, që gjatë kohës së monizmit kishin ushtruar funksione të rëndësishme në kuadër të politikës dhe shtetit jugosllav.

Gazeta “Epoka e Re” shkruan sot se Kallëzimin penal, z. Hasani e ka ngritur duke u bazuar në Nenin 198, paragrafi 1 të KPPK-së.
Në listën e emrave të përfshirë në këtë kallëzim penal ka emra që tanimë kanë ndërruar jetë, por ka edhe të atillë që ende jetojnë, madje mbajnë edhe poste të rëndësishme në institucionet e vendit.

Numri i përgjithshëm i përfshirë në këtë kallëzim arrin 26: Sinan Hasani, Ali Shukriu, Mahmut Bakalli, Azem Vllasi, Remzi Kolgeci, Mehmet Maliqi, Mehmet Shoshi, Xhevdet Hamza, Rrahman Morina, Jusuf Zejnullahu, Jusuf Karakushi, Metë Kuçi, Ibush Kllokoçi, Mehmet Lumi, Hazer Susuri, Nikë Lumezi, Rexhep Haxhimusa, Miftar Jasiqi, Hilmi Zhitia, Xemshit Duriqi, Hashim Rexhepi, Vesel Latifi, Nazmi Mustafa, Hasan Mehmeti, Xhavit Nimani dhe Ymer Pula.
Deputeti Nait Hasani ka paditur Sinan Hasanin, Ali Shukriun, Ymer Pulajn, Xhavit Nimanin, Xhevdet Hamzën dhe Mehmet Maliqi-Cikulin për veprat penale krime kundër njerëzimit të përcaktuara me nenin 117 të KPK-së paragrafi 1, pikat 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, l0 dhe paragrafët 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, 10, si dhe vepra penale të gjenocidit të përcaktuara me nenin 116 të KPK-së, pikat 1, 2 , 3, 4, 5.

Përveç kësaj, ndonjëri prej tyre akuzohet edhe për mashtrim sepse me rastin e Kuvendit të Prizrenit, në kundërshtim me vullnetin e qytetarëve të Kosovës kanë votuar që Kosova të mbetet pjesë e Serbisë si dhe "janë fajtorë për mobilizimin e dhunshëm dhe vrasjen e 4 300-5 000 shqiptarëve më 31 mars 1945 në Mal të Zi, që tanimë njihet si Masakra e Tivarit".

Sipas Kallëzimit Penal, ky mobilizim dhe ekzekutim dhe të tjerët si ky që kanë ndodhur, qoftë në brigadat partizane jugosllave, qoftë në territorin e Drenicës, “kishin për qëllim shfarosjen e etnitetit të popullit shqiptar”. Gazeta “Epoka e re” në ditët në vazhdim do të sjellë të plotë Kallëzimin Penal të deputetit Hasani, opinionet e ndryshme të qytetarëve dhe personaliteteve të profileve të ndryshme

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›