Këshilltarët sipas qejfit

Edita Tahiri është e vetmja në Qeverinë e Kosovës, nga grupi i gjashtë ministrave, që ka ndërruar të gjithë këshilltarët politikë.
Me shkarkimin e ish-ministrit Arsim Bajrami nga detyra e ministrit të Administratës Publike, bazuar në ligj, Tahiri nuk ka mbajtur asnjë nga këshilltarët e tij.
Por ndryshe nga ajo, ministri Lutfi Haziri është i vetmi që deri më tash nuk e ka ndërruar asnjë nga këshilltarët e paraardhësit të tij.
Haziri, i cili ka marrë në drejtim Ministrinë e Kulturës, deri më tash ka ende të gjithë këshilltarët e lënë nga ish-ministri Valton Beqiri.
“Ende janë të gjithë këshilltarët që kanë qenë dhe ministri nuk ka ndërruar asnjë prej tyre. Nuk e di se çfarë ka në plan të bëjë ministri”, thotë Arbnora Riza, zëdhënëse në këtë ministri.
Ministrat e tjerë kanë vepruar ashtu si kanë menduar se për ta është më mirë, duke lënë disa, e duke marrë disa të tjerë në këto detyra.
Në faqen zyrtare të internetit të Ministrisë së Administratës publike, tashmë figurojnë emrat e katër këshilltarëve të rinj të ministres Edita Tahiri.
I pari prej tyre është ish-ministri i Arsimit, Rexhep Osmani dhe kandidat i Alternativës Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Prishtinës, subjekt politik të cilin e udhëheq vetë ministrja Tahiri.
Moslargimin e disa këshilltarëve të ministrit paraprak, disa nga ministrat e sapoemëruar në këto detyra, e quajnë test për vetë ata këshilltarë.
Haki Demolli, ministër i Drejtësisë, shpjegon se tre nga këshilltarët e mëparshëm të ministres Nekibe Kelmendi, vazhdon t’i mbajë në këto detyra.
“Të shohim gjatë punës së tyre nëse duhet të qëndrojnë apo të ndërrohen”, thotë ministri Demolli për Express.
Dy këshilltarët e tij të rinj janë Destan Halimi, sekretar i Rektoratit të Universitetit të Prishtinës dhe Xhevdet Halili, shef i protokollit.
Pak a shumë njësoj ka vendosur edhe Bejram Rexhepi, ministër i Punëve të Brendshme, i cili nga pesë këshilltarët e ish-ministrit Zenun Pajaziti, ka vendosur të mbajë tre prej tyre.
“Për vendet e këtyre dy këshilltarëve të tjerë, ende nuk kam vendosur se me kë do t’i zëvendësoj”, thotë Rexhepi për Express.
Deri më tash, nga Ministria e Shëndetësisë, e drejtuar nga Bujar Bukoshi, është kuptuar se së paku ai ka emëruar një këshilltar të ri.
Emri i Ilir Tolajt si këshilltar i Bukoshit tashmë dihet, ndërkohë që vetë ministri ka deklaruar se së shpejti do të publikojë emrat e këshilltarëve të tjerë.
Ministri Blerand Stavileci, i emëruar në krye të Ministrisë së Bujqësisë, shpjegon se është në fazën e kompletimit të këshilltarëve të tij.
Por ai sqaron se ka vendosur që dy nga pesë këshilltarët e mëparshëm të ish-ministrit Idriz Vehapi, t’i mbajë edhe më tej si këshilltar të tij.
“Po, ata janë Agron Bajraktari dhe Xhevat Lushi, për shkak të vazhdimësisë së punës, kurse për tre të tjerë, nuk kam vendosur ende”, thotë ministri Stavileci për Express.
Sipas ligjit, secili ministër ka të drejtë të emërojë pesë këshilltarë, të cilët mund t’i mbajnë ato detyra deri në largimin e kreut të ministrisë që i ka emëruar.
Faqet zyrtare
Në portalet e tyre zyrtare, nga gjashtë ministrat e ndërruar, vetëm ajo e Shëndetësisë ka mbetur me ministrin e vjetër, Alush Gashi. Përveç lajmeve që kanë në qendër ministrin e ri, Bujar Bukoshi, të tjerat janë ende të vjetra. Ndërkohë, në faqen zyrtare të internetit të Ministrisë së Bujqësisë, përveç emrit të ministrit të ri Blerand Stavileci, nuk është vendosur asnjë rresht për këtë person. Faqet e tjera zyrtare të internetit të ministrave të tjerë, tashmë janë freskuar.