OKB, në mbështetje të nismës “Berisha” për zbardhjen e krimeve të komunizmit dhe publikimin e emrave të xhelatëve
“Shqipëria duhet të zbardhë të gjithë krimet e kryera gjatë periudhës së diktaturës komuniste dhe të bëjë transparencën e plotë për ngjarjet dhe aktorët”. Kështu ka deklaruar raportuesi i OKB Alston i cili prej disa ditësh ndodhet në një vizitë në vendin tonë. Ai është pritur sot në takime të veçanta nga kryeministri Berisha dhe Presidenti Bamir Topi. Ndër të tjera, në takim me kryeministrin Berisha u diskutua edhe për iniciativën e qeverisë shqiptare për krijimin e institutit për krimet e komunizmit dhe ngritjen e Task Forcës për gjetjen dhe identifikimin e eshtrave të krimeve të komunizmit.
Raporteri Alston e falenderoi kryeministrin Berisha për përpjekjet e qeevrisë për transparencën dhe dëminin e krimeve të komunizmit duke shprehur mbështetjen e plotë për zbardhjen e të gjitha krimeve të kryera nga regjimi diktatorial. “Shqipëria dueht të zbardhë të gjitha krimet e kryera gjatë periudhës së diktaturës komuniste dhe të bëjë transparencën e plotë për ngjarjen dhe aktorët” u shpreh Alston.
...