E Shtunë, 31 Tetor 2026

Erdogan: Fondacionet gjermane po mbështesin PKK-në

Nga Express më 04 tetor 2011 në ora 12:00

Kryeministri turk, Rejjep Tayip Erdogan, ishte duke u kthyer nga një vizitë zyrtare në Maqedoni, kur ai i habiti gazetarët që po fluturonin në një aeroplan me të me akuzat e tij: sipas tij, Fondacionet gjermane po mbështesin PKK-në kurde.

Erdogan tha se nuk dëshiron të tregojë se për cilat organizata e ka fjalën.

Por me sa duket akuzat i adresohen Shoqatës për Bashkëpunim Ndërkombëtar GIZ dhe Bankës për Zhvillim KfW.

GIZ dhe KfW janë prej shumë vitesh në Turqi, KfW ka financuar deri tani në emër të Ministrisë Federale të Ekonomisë më shumë se 100 projekte me grante ose kredi të buta, veçanërisht për furnizimin me ujë, kanalizimin dhe mbeturinat në Tyrker.

Në mesin e tyre ka gjithashtu edhe projekte në lindje të Turqisë, në metropolin Dijarbakir, ku jetojnë kryesisht kurdë.

Erdogan vetë nuk i komentoi më tej akuzat, në vend të tij doli në publik ministri i Jashtëm, Ahmet Davutoglu.

"Ajo që mendon kryeministri, është se terrorizmi ndonjëherë mund të marrë mbështetje nën etiketa të ndryshme. Nga ana e donatorëve kjo gjë bëhet edhe në mënyrë të pandërgjegjshme”, tha Davutoglu.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›