Erdogan: OKB po lejon shtypjen e popullit të Sirisë

Recep Tayyip Erdoan
Kryeministri i Turqisë Taip Erdogan ka akuzuar Këshillin e Sigurisë së OKB-së se indirekt ka mbështetur shtypjen e qytetarëve sirianë pasi dështojë të bashkojë Sirinë. Erdogan është shprehur se Këshilli i Sigurisë ka qëndruar duar kryq në një kohë kur njerëzit në Siri po vriteshin çdo ditë.
Në këtë mënyrë kryeministri turk ka kritikuar mos marrjen e një vendimi nga OKB. Erdogan u ka thënë deputetëve të partisë së tij se Turqia nuk do të tërhiqet nga mbështetje për popullin e Sirisë.
Kina dhe Rusia kanë vendosur veton në Këshillin e Sigurisë duke dalë në mbështetje të regjimit të presidentit Basha al-Assad.
Këtë të hënë, Kofi Anan i tha Këshillit se Assad kishte pranuar planin e paqes për të tërhequr forcat e sigurisë nga qendrat e populluara nga 10 prilli. /F.S/