E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama- Berishës: Hiq dorë nga mandati socialist. Topalli: Shko në Kushtetuese

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka reaguar lidhur me deklaratën e kreut të opozitës Edi Rama se po mbahet peng një mandat i PS-së. Akuzat e Ramës, Topalli i ka cilësuar qesharake, pasi sipas saj nuk ka pasur për të privuar mandatin që i takon PS-së.

Nga ana tjetër Topalli ka sqaruar se PS duhet të ankimojë në Gjykatën Kushtetuese vendimin e KQZ-së, në të cilin thuhet se mandati i Rudina Seserit i kalon Gjon Bardhit. Por në fakt ky i fundit nuk ka pranuar të lërë mandatin e kryebashkiakut të Fushë-Krujës për tu bërë deputet. Në bazë të ligjit zgjedhor pas kësaj mandati i kalon Edison Konomit.

Disa javë më parë, KQZ ka vendosur zotin Gjon Bardhi si personin që i takon mandati i deputetit. Kryetari i grupit parlamentar të PS, Gramoz Ruci, ka ngulur këmbë se vendimi i KQZ-së është i paligjshëm, antikushtetues dhe se mandati është i pavlefshëm. Gjithashtu, ishte zoti Ruci ai që i kërkoi Kryetares së Parlamentit ta shpallë jokushtetues vendimin e KQZ, në një kohë kur këtë autoritet nuk e ka as Këshilli, as Kryetarja, por vetëm Gjykata Kushtetuese, thuhet në reagimin e Topallit. /F.S/

*  *   *

Kreu i PS i ka kërkuar sot kryeministrit Berisha të heqë dorë nga një mandat socialist, i cili mbahet peng prej kohësh. Rama foli në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar socialist, ku u shpreh se në Kuvend po ndodh një goditje anti-demokratike, përmes së cilës synohet të vidhet mandati i deputetit socialist.

Ne jemi të shqetësuar për një goditje anti-demokratike që po bëhet në Kuvend ku po orkestrohet tentativa e një krimi elektoral, vjedhja e një mandati të deputetit socialist. Për muaj me radhë kemi kërkuar që kjo çështje e qartë të zgjidhet përmes arsyes por askush nuk duhet të mendoj se mund ta vjedhë mandatin me arsye perverse si ajo e 8 majit, tha Rama.

Kryesocialisti i ka bërë thirrje Berishës që të mos krijojë problem të tjera në funksionimin e Parlamentit, pikërisht në kohën kur po punohet për marrjen e statusit.

“I bëj apel Berishës të heqë dorë nga mandati i deputetit socialist për të mos hapur një andrrallë të re për funksionin e parlamentit kur të gjtihë po bëjmë çmos për të marrë statusin. Ky problem nuk do të kthehet në një krizë të re politike, shtoi Rama. / G.N.

Debati në mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetit (2/4/2012)

Jozefina Topalli  Edhe një herë, ta diskutojmë ose ta debatojmë, se mbase jam gabim. Por, kur të flisni, merrni mikrofonin.

Arenca Trashani  Si përfundim, ju sugjeroj ti kërkojmë një mendim Gjykatës Kushtetuese për këtë precedent që na është krijuar. Jua siguroj unë që mund të krijohet edhe në të ardhmen, deri sa të kemi këtë sistem zgjedhor. Pavlefshmërinë e ka Gjykata Kushtetuese.

Gramoz Ruçi Së pari, ne nuk kemi të drejtë ti drejtohemi gjykatës. Së dyti, jam plotësisht dakord me zonjën kur thotë se mandati që i ka dhënë KQZ-ja është i pavlefshëm. Pikërisht këtë duhet të themi ne dhe ti tërheqim vëmendjen. Më korrigjoni nëse ju citoj gabim: Mandati që i ka dhënë KQZ-ja është i pavlefshëm. Jemi plotësisht dakord me ju. Pra, KQZ-ja e ka shkelur dy herë ligjin. Mandatin e parë ia ka dhënë KQZ-ja. Edhe mandatin e dytë ia ka dhënë KQZ-ja. Kjo e fundit është në shkelje të ligjit, edhe sikur ai të mos kishte zbatuar listën. Atë nuk e detyron asgjë të bënte këtë deklaratë. KQZ-në e detyron ligji ta thërriste atë. E dyta, ai e ka bërë dorëheqjen. Ose KQZ-ja ska marrë parasysh dorëheqjen. Unë sot po e dëgjoj që ia ka dorëzuar edhe KQZ-së, ia ka dhënë Kuvendit, pa u mbledhur KQZ-ja. Pra, unë e kisha dëgjuar historinë që ju donit ta zvarrisni për ta mbajtur peng këtë mandat të opozitës. Por, kisha dhe kam besim të patundur se ekspertët, juristët e grupit tuaj parlamentar dhe juristët e këtij këshilli nuk do të pranonin ta interpretonin kështu këtë absurditet. Më falni, modestish pranoj që të dy juristët që janë këtu kanë aq kulturë juridike që të mos lënë të shkelet mbi profesionalizmin e tyre. Ta gjykoni këtë problem për të mbajtur peng një mandat. Ky më duket absurditeti më i madh që mund të ndodhte. Megjithatë, ja ku jeni, çojeni në Kuvendin e Shqipërisë. Atij nuk i jepni dot mandat, sepse ai ka dhënë dorëheqjen. Nuk bën betimin sipas ligjit që lexuat. Ai nuk pranoi ta bëjë betimin. Ai nuk është deputet. Ai nuk ka mandat. Përpara se ti japësh mandatin, ai të thotë se nuk e pranon atë.

Jozefina Topalli  Zoti Ruçi thotë se ai nuk ka mandat. Në shkresën e KQZ-së me nr. 35, datë 19.01.2012, thuhet: Bashkëlidhur po ju dërgojmë vendimin nr. 2 të KQZ-së për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit kandidatit të radhës të listës shumemërore të Parisë Socialiste në Qarkun e Durrësit, për plotësimin e vendit vakant, i njoftuar nga Kuvendi. Çfarë do të bëj unë?

Gramoz Ruçi  Ne do ti themi KQZ-së se ky vendim që keni nxjerrë është i pavlefshëm, sipas nenit të Kushtetutës që thotë: Kur kandidati nuk e pranon mandatin dhe paraprakisht ka bërë shkresë. Kur ju i keni dhënë një mandat atij zotërie, edhe sikur ai të mos kishte bërë shkresë, ju duhet ta thërrisnit dhe ta pyesnit, cilin mandat do të mbani, zotëri, këtë apo këtë tjetrin? Këtë duhet të bëjë KQZ-ja.

Jozefina Topalli  Problemi është se Kushtetuta në nenin 71, germa c thotë: Kuvendi nuk e ka këtë të drejtë. Kur vërtetohet një nga kushtet e pazgjidhshmërisë ose papajtueshmërisë së parashikuar, në nenet 69 dhe 70, paragrafi 2 dhe 3, duhet ti drejtohesh atij.

Gramoz Ruçi  Kujt?

Jozefina Topalli  Gjykatës Kushtetuese, sepse unë nuk e kam kompetencën të bëj interpretimin.

Gramoz Ruçi  Nuk thotë këtë. Në nen thuhet se mandati që është dhënë është në shkelje të plotë të Kushtetutës dhe të Kodit Elektoral. Vendimi që ka nxjerrë KQZ-ja është në kundërshtim të plotë me Kodin dhe Kushtetutën.

Jozefina Topalli  Kush ma jep mua këtë kompetencë?

Gramoz Ruçi  Neni përkatës.

Jozef ina Topalli  Cili?

Gramoz Ruçi  Neni përkatës.

Jozefina Topalli  Nuk e ka Kuvendi këtë kompetencë, sepse po ta kishte mund të…

Gramoz Ruçi  Pse jemi mbledhur ne? Të shqyrtojmë vendim e KQZ-së. Keni thirrur kandidatin, na keni vënë përpara disa dokumente:
1. Vendimin e KQZ-së.
2. Dorëheqjen e zonjës Seseri.
3. Dorëheqjen e zotit Gjoni.Vendimi i KQZ-së është në kundërshtim me Kushtetutën dhe me ligjin.

Jozefina Topalli  Zoti Ruçi, ju thoni se vendimi i KQZ-së është në kundërshtim me ligjin dhe me Kushtetutën. Nga ana tjetër më thoni dorëheqjen e zotërisë. Dorëheqje nga çfarë, sepse ju po thoni se nuk ekziston ai mandat? Ne po biem dakord. Të njëjtën gjë po them edhe unë.

Gramoz Ruçi  Në qoftë se KQZ-ja do të kishte pasur parasysh zbatimin e këtyre neneve, nuk do ta kishte marrë këtë vendim.

Jozefina Topalli  Unë nuk jam në gjendje të gjykoj KQZ-në, sepse unë, si parlament, nuk e k

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›