E Shtunë, 31 Tetor 2026

Erdogan akuzon Perëndimin për Iranin



Kryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan, ka akuzuar vendet e Perëndimit për mungesë të “sinqeritetit dhe ndershmërisë” në zgjidhjen e mosmarrëveshjes bërthamore me Iranin. Erdogan kritikoi vendet e Perëndimit se cila është arsyeja që nuk flasin për Izraelin, i cili sipas disa ekspertëve, ka arsenal bërthamor. “Nuk keni qëndrim të njëjtë në raport me këtë çështje, ndërsa ngrini tensione lidhur me Iranin. Konsideroj se kjo nuk është një qëndrim i ndershëm dhe i sinqertë”, tha Erdogan. Tensionet ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Turqisë e Brazilit, anëtare këto jo të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, janë rritur, pasi SHBA-të kanë kundërshtuar marrëveshjen e arritur më 17 maj midis Teheranit, Brazilit dhe Ankarasë, mbi shkëmbimin e uraniumit. Sekretarja amerikane e Shtetit, Hilari Klinton, vlerësoi se marrëveshja ka për qëllim “blerjen e kohës” dhe e “bën botën më të rrezikshme”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›